Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkarkime masive në administratën në Skrapar, janë zëvendësuar me militantë partie

12/10/2019
Shkarkime masive në administratën në Skrapar, janë zëvendësuar me militantë partie
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, ka shkarkuar nga puna rreth 80 punonjës të administratës së bashkisë. Shkarkimet nga puna kanë vijuar gjatë gjithë muajit Shtator e në vijim, me motivacione nga më të ndryshmet. Mes motivacioneve janë edhe shkurtimet e strukturave por rezulton se postet e punonjësve të shkarkuar me ketë motivacion jo vetëm që nuk janë shkurtuar por janë zëvendësuar me punonjës të tjerë,militantë partie. Deri tani numri i të larguarve nga puna ka arritur në 80,ndërkohë që fati i tyre i pret edhe punonjësit e mbetur sepse shkarkimet po vijojnë. Të larguarit nga puna kanë deklaruar se, janë hequr për arsye politike dhe janë zëvendësuar me militantë partie.

Jonida Saliasi, juriste në bashkinë Skrapar që prej vitit 2014, ka punuar si përgjegjëse e sektorit juridik,burimeve njerëzore dhe prokurimeve dhe gëzon statusin e nënpunësit civil. Në datën 30 Gusht 2019,ajo ka marrë vendimin e shkarkimit nga puna që-sipas saj-është në kundërshtim me ligjin për nënpunësin civil. Ajo shprehet se,ligji për nënpunësin civil nuk i jep “tagër” kryetarit të bashkisë që të dalë me një vendim shkarkimi nga puna,për më tepër me një motivacion absurd që është “ndryshim strukture”. Ajo deklaron se,në pozicionin e juristes nuk mund të ketë “ndryshim strukture”,pasi mund të ketë ndryshime emërtesash por detyrat funksionale të juristit nuk ndryshojnë. Ish/juristja Saliasi deklaron se, Diploma e saj “master shkencor” në Drejtësi është zëvendësuar me një diplomë “bachelor” në Sociologji. Ajo pohon se,janë hequr nga puna rreth 80 punonjës dhe ende po vazhdojnë të hiqen nga puna dhe se,të gjithë këta punonjës janë hequr nga puna për shkak të bindjeve partiake.

Diana Ago, një tjetër e larguar nga puna, ka punuar si arkiviste në Ndërmarrjen e Shërbimit, Pastrimit e Gjelbërimit prej 9-vjetësh. Edhe ajo është hequr nga puna në datën 12 Shtator,me motivacionin “ndryshim strukture”. Ago deklaron se, në Ndërmarrje e Shërbimeve, Pastrimit e Gjelbërimit punonin 18 burra dhe e vetmja që është hequr është ajo, që ishte e vetmja grua që punonte në këtë drejtori. Ajo deklaron se, kryeministri u ka kërkuar kryebashkiakëve që të mos hiqen nga puna gratë por ky urdhër i kryeministrit nuk po zbatohet nga kryebashkiaku i Skraparit. Diana Ago denoncon edhe një fakt tjetër “shokues”,duke deklaruar se edhe në shkollat e Skraparit janë hequr mësues profesionist dhe janë zëvendësuar me “sanitarë”.

Bora Hysenbelliu, e cila ka punuar 4-vjet në bashkinë Skraapar në shumë funskione,që nga mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik e deri tek specialiste e Zyrës me një Ndalesë,është pushuar nga puna në datën 30 gusht, me motivacionin “ndryshim strukture”. Ajo e cilëson në kundërshtim me ligjin shkarkimin nga detyra,duke deklaruar se, nuk është zbatuar asnjë procedurë ligjore,duke filluar nga afatet e njoftimit e deri tek vjetërsia në punë. Sipas Hysenbelliut,Zyra me një Ndalesë ende funskionon dhe në vend të saj është vendosur një punonjëse tjetër.

Të larguarit nga puna kanë deklaruar,se për të kërkuar të drejtat e tyre në lidhje me shkarkimet e bëra nga kryebashkiaku i Skraparit,ata i janë drejtuar Gjykatës.

I kontaktuar nga News 24 dhe Ballkanweb, kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, ka deklaruar se,shkarkimet nga puna kanë ndodhur për dy arsye: për shkak të mospërputhjes së profilit arsimor me detyrës dhe për shkak të ristrukturimit të strukturës së adminitratës,që sipas kryebashkiakut Mema ka qënë e papërballueshme financiarisht nga bashkia./news24

Tags: administratapunonjespushohenSKRAPAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.