Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Kontrolle të befasishme në akse rrugore, policia gjobit shoferët gjatë natës

11/10/2019
VIDEO/Kontrolle të befasishme në akse rrugore, policia gjobit shoferët gjatë natës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia Rrugore ka vijuar sot me kontrolle të befasishme në Tiranë, por pa lene ketu dhe akset që e ligjin ata me qytete të tjera.

Sipas një njoftimi nga policia rrugore, mësohet se gjatë orëve të fundit, policia duke përdorur makinat civile të pajisura me sistem sinjalizimi zanor ka evidentuar një sërë shkeljesh, të cilat janë burim aksidenti.

Policia bën me dije se gjatë orëve të fundit janë pezulluar 69 leje drejtimi, nga këto: 13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 37 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit.

NJOFTIMI I PLOTË

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, kontrolle blic në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve, evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës. Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas detyrave të përditshme funksionale, gjatë kontrolleve policore me përzgjedhje kanë ushtruar edhe kontrolle fizike për sende të paligjshme, që mund të posedohen nga drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret që udhetojnë me ta.

Gjatë orëve të fundit, në aksin rrugor Tiranë – Rinas – Fushë-Krujë – Milot, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, Durrësit e Lezhës, duke përdorur makinat civile të pajisura me sitem sinjalizimi zanor ka evidentuar një sërë shkeljesh, të cilat janë burim aksidenti. Si rezultat i kontrolle blic, jo vetëm në këtë aks rrugor, por në të gjitha akset rrugore në vend, gjatë orëve të fundit janë pezulluar 69 leje drejtimi, nga këto: 13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 37 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar 2 drejtues mjetesh që qarkullonin me leje drejtimi të pezulluar më parë, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 188 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 117 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse, 136 pa rrip sigurimi dhe 86 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit. Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 567 automjeteve, si dhe në 32 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.

Policia Rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në fundjave do ushtrojë kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e vendit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara e shkelje të tjera që janë burim aksidenti. Policia Rrugore apelon për përdorim të mjeteve të transportit publik për ata drejtues mjetesh që duan të konsumojnë alkool gjatë fundjavës.

Njëkohësisht, Policia Rrugore tërheq vëmendjen për të gjithë përdoruesit e biçikletave që të vendosin  sinjale fosforeshente në pjesë të dukshme të bicikletave, me qëllim shmangien e përfshirjes në aksident dhe të tregohen të kujdesshëm duke respektuar të drejtën e kalimit në semafor, ndërsa këmbësorët të respektojnë vijat e bardha dhe mbikalimet dhe aty ku mungojnë të tregohen shumë të kujdesshëm në kalimin e rrugës. Policia Rrugore fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisaraitin Dixhital cdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1078761862331208/

Tags: gjobaKontrollepoliciarruge

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.