Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Qan me lotë krokodili për gratë”, Vokshi i kthehet Ramës: Qeveria jote nuk ka zbatuar asnjë pikë të rezolutës për mbrojtjen e tyre

09/10/2019
FOTO/ Deputetja e PD: Sulltan Rama vs Populli! Luksi vs Varfëria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Lidhjes së Gruas Demokratike i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas fjalimit të këtij të fundit ku paralajmëronte dhunuesit e grave për ashpërsim të ligjit.

Në reagimin e saj, Vokshi e cilësoi Ramën hipokrit sa i takon kësaj çështje, ndërsa shtoi se qeveria e tij nuk ka zbatuar asnjë pikë të rezolutës së Parlamentit për mbrojtjen e grave.

Ajo tha se dy vjet pas propozimit dhe miratimit në Kuvend të rezolutës për masat kundër dhunës në familje, nuk është bërë asgjë.

“Lotët e krodilit të Ramës për gratë e dhunuara Kur flet për ndershmëri, për drejtësi dhe për solidaritet, Edi Rama është hipokriti numër 1. Kur të gjitha bashkë lidhen me gratë, ai është një mashtrues i rëndomtë, i cili në vend që të vendosë shtetin në shërbim të grave të pambrojtura e të dhunuara, frymëzon dhunë.

Edi Rama qan me lotë krokodili për gratë, pasi qeveria e tij nuk ka zbatuar asnjë pikë të rezolutës së Parlamentit për mbrojtjen e grave.

Dy vjet pas propozimit dhe miratimit në Kuvend të rezolutës për masat kundër dhunës në familje, nuk është bërë asgjë. Nuk është miratuar asnjë politikë favorizuese dhe asnjë institucion nuk ka zbatuar asnjë pikë të rezolutës. Në ndryshim nga dy vjet më parë, gjendja është përkeqësuar, dhuna në familje ka bilanc lufte.

Studimi i OSBE zbulon se 67% e grave në Shqipëri ose 959 mijë gra, pësojnë një formë dhune. Thënë ndryshe, janë mbi 2600 raste dhune ne ditë, ku rreth 1800 raste mbeten të padenoncuara, pasi mekanizmi i referimit të dhunës në familje është shkatërruar, sepse institucionet shtetërore nuk mbrojnë gratë, por dhunuesit, kriminelët, trafikantët apo familjarët e deputetëve te Ramës.

Rama, ky dhunues i pashembullt i të drejtave të grave, ky shkaktar për situatën e rëndë të grave e të dhunës në familje, duhet të izolohet për të shpëtuar edhe ato pak liri që u kanë ngelur shqiptarëve, përfshi edhe të drejtën e fjalës apo lirinë e medias, që futet së shpejti në gijotinë”, tha Vokshi.

Kujtojmë se sot Rama paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një ligj, që do të parashikojë masa të rrepta për dhunuesit dhe autorët e dhunës në familje.

Tags: Albana vokshiGRUAJAligjetRamareagimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.