Strazimiri: Edi Rama, si Ramiz Alia në vitin ’91, fajëson “forcat e...

Strazimiri: Edi Rama, si Ramiz Alia në vitin ’91, fajëson “forcat e errëta”

76
0
Shares

Pas letrës që ministren e qeverisë Rama i kanë nisur Holandës, njëë prej shteteve anëtarë në BE, që është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, duke përmendur “forcat e errëta” që po përpiqen të ndalin dhe të zbehin “shkëlqimin” e vendit falë qeverisjes së Rilindjes, vjen reagimi i ish-deputetit të PD, Gent Strazimiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përveç se krahason Ramën me Ramiz Alinë, i cili gjithashtu përmendte termin “forca të errëta” në vitin 1991, ish-deputeti përmend edhe deputetët apo kryebashkiakët rilindas, të cilët në CV-të e tyre kanë një seri veprash të rënda kriminale.

Postimi i Strazimirit:

Se mos keqkuptoheni me moskeqkuptime:

Kur këto “shoqet” thonë “Forcat e errëta që punojnë kundër Shqipërisë”, nuk e kanë për “forcat” që vazhdojnë të kandidojnë tutorë prostitutash, vrasës e narko-trafikantë si deputetë dhe kryebashkiakë; as për “forcat” që kanabizuan dhe kokainizuan vendin, përmes Ministrave të Brendshëm të kapur në flagrancë me narko-trafikantët;  as për “forcat” që shqiptarët i kthyen në azil-kërkuesit më të shumtë në Evropë; as për vetë kolegët e tyre narko-tutorë që në vetvete janë forcë…JO!

E kanë ekzaktësisht për të njëjtat forca dhe individë, që Ramiz Alia i quante po ashtu “forca të errëta” në 1991!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY