VIDEO/Dalin pamjet, si u ekzekutuan dy policët brenda në komisariat

VIDEO/Dalin pamjet, si u ekzekutuan dy policët brenda në komisariat

162
0
Shares

Mediat e italiane kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa tregohet momenti i vrasjes së 2 policëve italian Matteo Demenego dhe Pierluigi Rotta.

Ka qenë Alejandro Meran vrasësi i dy policëve, ku në pamjet e kamerave shihet që  ka mbjatur dy armë në duar ka qëlluar  me shpejtësi në drejtim të policë mes komisariatit të Triestes e më pas ka vrapuar jashtë.

Si ndodhi ngjarja?

Dy punonjës policie janë ekzekutuar nga 2 emigrantë vëllezër latino-amerikanë nga Republika Domenikane.

Dy vëllezërit domenikanë Alejandro Augusto Stephan Mera 29 vjeç, autori i krimit, dhe Carlysle Stephan Meran 32 vjeç ishin arrestuar si të dyshuar për grabitjen e një motorri.

Gjatë marrjes në pyetje një nga të arrestuarit, ai më i riu në moshë ka kërkuar të shkojë në banjo.

I shoqëruar nga dy punonjësit e policisë, i ka dhunuar fizikisht ata, duke i rrëmbyer pistoletën njëritprej tyre. Ka hapur zjarr duke i ekzekutuar në korridorin e komisariatit dy punonjësit e policisë.

Më pas ka tentuar të largohet duke plagosur dhe rojen në hyrje të komisariatit, por është plagosur dhe është bllokuar nga forcat e rendit.

Vëllai tjetër duke përfituar nga kaosi i ngjarjes ka tentuar të arratiset, duke u fshehur në katet nëntokë të komisariatit, por është arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY