Klubi i Partizanit reagon për portierin që u hodh nga kati i...

Klubi i Partizanit reagon për portierin që u hodh nga kati i 6-të: Aldo është jashtë rrezikut për jetën

102
0
Shares

Klubi i Partizanit ka reguar në lidhje me incidentin e portierit të tyre të dytë Aldo Teqja, i cili u vetëhodh këtë mbrëmje nga kati i gjashtë i banesës së tij.

Përmes një njoftimi klubi i Partizanit sqaron se Aldo Teqja është fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dhe se të gjithë futbollistët janë mbledhur në spital në mbështetje të tij.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranës nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY