Meta tha që e gënjeu, flet Monika Kryemadhi

Meta tha që e gënjeu, flet Monika Kryemadhi

266
0
Shares

Presidenti Meta tha se nuk ishte në dijeni për djegien e mandateve nga ana e deputetëve të LSI-së, madje ai përdori shprehjen “më gënjeu Monika” duke shtuar se ishte në dijeni se vetëm kryetarja e LSI-së do të dorëzonte mandatin.

Lidhur me këtë deklaratë të presidenti, Monika Kryemadhi foli në një intervistë televizive. Sipas saj është i vërtetë fakti që vetëm ajo kishte vendosur të digjte mandatin në shenjë solidarizimi me deputetët e PD-së. Por ajo shtoi se grupi parlamentar i LSI-së i dogji mandatet me vullnetin e tyre për shkak të pakënaqësive me situatën parlamentare. Të qënit një gënjeshtër ose jo në adresë të presidentit është çështje interpretimi nga ana e Metës sipas Kryemadhit

“Ajo është çështje këndvështrimi dhe fati i madh është që unë do ta ndajë sot me ju për deklaratën e Presidentit Meta kur tha që Monika më gënjeu për çështjen e djegies së mandateve. Ajo ka të bëjë me sesi e quan ai. Unë po i bie shkurt. Është e vërtetë që unë si Monikë mora vendimin për të djegur mandatin e deputetit për shkak të qenurit kryetare e LSI-së në shenjë solidariteti në të gjithë qëndrimet që do të mbanin deputetët e Partisë Demokratike, por ndodhi në fakt diçka tjetër edhe mbas një bisede me Luan Ramën dhe Petrit Vasilin si dy nënkryetarë të LSI-së ku unë parashtrova qëndrimin tim, ditën e hënë që është bërë mbledhja e grupit parlamentar, ku unë propozova që vetëm kryetarja e LSI-së të djegë mandatin dhe pjesa tjetër si një pjesë e vazhdueshme e një procesi të vendosjes në pozicion të denoncimit të asaj që ndodhtë në Parlament, ka ndodhur diçka tjetër që unë e kam thënë dhe më parë, ku deputetët e LSI-së ishin agresivë ku duke filluar nga ish-ministri z.Naço ku tha se ç ‘kuptim ka mandati im si deputet kur unë kam kërkuar mbi 4 herë ministren e financave në interpelancë dhe ajo ka gënjyer 5 herë dhe nuk ka ardhur një përgjigje deputetëve të parlamentit në bazë të ligjit dhe të rregullores së Parlamentit për çështjen e buxhetit të Bashkisë së Skraparit” deklaroi Monika Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY