“Erdhi policia për kontroll, çohu” Zbardhet dëshmia e Trejsi Sejdinit, ditën e...

“Erdhi policia për kontroll, çohu” Zbardhet dëshmia e Trejsi Sejdinit, ditën e arrestimit të Leonard Dukës

756
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendos të tërheq për hetim të gjithë dosjet e të kërkuarit Leonard Duka, person i shpallur në kërkim pas vrasjes së ish policit, Santiago Malko.

Leonard Duka është pronari i lokalit ku dyshohet se u thur plani për vrasjen e ish-policit Malko.  Ndër dosjet që prokuroria ka tërhequr për të verifikuar të gjithë veprimtaritë kriminale të tij rezulton të jetë edhe ajo e prill 2019, kur  forcat e posaçme operacinale kanë marrë informacion se në katin e 12 të një pallati pranë Medresës,  dodhej një grup personash të armatosur ka ndërhyrë dhe ka arrestuar Leonard Dukën, Oltian Logën Elvis Gacajn dhe Dritan Agajn.

Në fashikuj është e zbardhur edhe dëshmia e Trejsi Sejdinit, e cila rezulton të jetë e dashura e tij, dhe ditën e operacionit, më 8 prill 2019, është gjetur në banesën e tij.

Bw siguron dëshminë e Trejsi Sejdinit, aso kohe, e cila ka rrëfyer për grupin hetimor të gjitha veprimet e saj atë ditë.

“Në lidhje me këtë ngjarje është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale,  shtetasja Trejsi Sejdini, e cila është e dashura e shtetasit Leonard Duka, dhe u gjet në banesën e tij, në kohën që kanë shkuar punonjësit e policisë. Ajo ka shpjeguar veprimet e kryera prej saj gjatë asaj dite dhe faktin që ka folur në telefon me Leonard Duken, të cilin e njihte prej dy vitesh, pasi ishte i fejuari i saj. Kur ka shkuar në banesën e tij ka parë se aty ishin tre persona bashkë me Leonardin.

Sa ka hyrë në banesë ka shkuar për të fjetur në dhomë me Leonardin pasi ishte e lodhur. Në mëngjes rreth orës 08:00 ka qenë në gjumë, nuk e ka ndjerë Leonardin kur është ngritur, po ai i ka thënë të ngrihej se kishte ardhur policia për kontroll. Ajo nuk kishte dijeni në lidhje me fishekët e gjetur në banesën e Leonardit dhe armën e zjarrit të gjetur jashtë pallatit dhe sende të tjera.” thuhet në dosjen e Prokurorisë./bw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY