Arbër Çekaj, pronarit të kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët e bananeve ku u gjetën 613 kg kokainë ka kërkuar gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Të pandehurit nëpërmjet avokatëve të tyre, kërkuan gjykim të shkurtuar në seancën e sotme, ndërsa mohuan akuzat e Krimeve të Rënda.
Tashmë Gjykata është terhequr për të marrë vendim në lidhje me formën e gjykimit që do të procedohet për tre të pandehurit, përfshirë këtu edhe Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.
Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij.
Ai është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.
Me pranga në duar ai u mor në dorëzim nga efektivë të policisë shqiptare dhe nga aty u transportua me furgonin e policisë drejt burgut 313 në kryeqytet. 39-vjeçari akuzohet për trafikim të narkotikëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/