“Fitoret e pakërkuara të Ilir Metës”

“Fitoret e pakërkuara të Ilir Metës”

86
0
Shares

Ish-deputeti Petrit Vasili ka analizuar gjithë sjelljen e presidentit Ilir Meta duke iu referuar rasteve të fundit. Kështu deklaron nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. Sipas Vasilit, Meta po merr fitore të pakërkuara.

Fitoret e pakërkuara të Ilir Metës janë kaq të qarta sa dhe dokrrat e akaparuara të ndonjë trakti Venecian, që kishte qëllim të vetëm krijimin e alibive për krimin politiko elektoral të 30 qershorit, i vunë akoma më mirë në dukje këto fitore”,-shpreheti ai.

Duke marrë shkas nga raporti i Komisionit të Venecias në lidhje me veprimet e presidentit mbi zhdrekretimin e datës së zgjedhjeve, ku thuhej se ai kishte tejkaluar kompetencat kushtetuese, Vasili foli për fitore të Metës.

Në mesazhin e tij në ‘Facebook’ Vasili tha se Meta duke u vendosur vetëm në krah të Kushtetutes ka fituar pa e kërkuar rolin e mbrojtësit të vetëm të shtetit ligjor.

REAGIMI I VASILIT

Fitoret e pakerkuara te Ilir Metes!!

Sot ne Shqiperi beteja per mbrojtjen e shtetit ligjor, pra integritetit te zbatimit te ligjshmerise udhehiqet vetem nga Ilir Meta. Ne nje shtet normal te se drejtes, zbatimi i ligjit eshte detyre edhe e qeverise dhe cdo organi te pavarur. Por realisht ne shtetin e kapur e te kriminalizuar gjer palce te Edi Rames ndodh e kunderta, pra ligji nuk ekziston, shkelet dhunohet nga vete qeveria, pra ligjet nuk mbrojne asgje dhe askerkend.

Ne saje te integritetit te tij Ilir Meta duke u vendosur vetem ne krah te Kushtetutes e ligjit ka fituar pa e kerkuar rolin e mbrojtesit te vetem te shtetit ligjor ne Shqiperi. Per shkak te nje kryeministri te marrë si ky yni, pluralizmi ne Shqiperi si themeli i shoqerise demokratike, qe lind permes votes se lire dhe zgjedhjes mes alternativave ka marre goditjen me te rende.

Synimi i vetem i Edi Rames ka qene vetem një: asgjesimi i votes se lire shnderimit te saj ne nje formalitet te kontrolluar teresisht nga qeveria dhe krimi.

Ilir Meta besnik i parimeve te tij ka bere gjithshka duke mbrojtur voten e lire dhe garen e alternativave,duke mbrojtur ne kete menyre themelin e demokracise.

Raporti i OSBE-ODIHR vulosi qarte dhe pa asnje ekuivok kete rol te shkelqyer te presidentit. Asnje trakt Venecian nuk mund ti jape alibi 30 qershorit mund te dale mbi gjykatesin e vetem te zgjedhjeve qe eshte OSBE-ODIHR. Serish edhe ne kete beteje te madhe Ilir Meta ka marre nje tjeter fitore te madhe te pakerkuar duke mbetur i vetmi nder institucionet e ketij vendi qe sakrifikon gjithshka ne kete beteje per voten e lire dhe pluralizmin. Mungesa e votes se lire dhe shtetit ligjor ka polarizuar ekstremisht politiken dhe shoqerine duke e rritur tensionin social deri ne nivele shperthyese,kjo ka tronditur edhe sigurine publike, e cila eshte bazamenti me jetik per qytetaret dhe biznesin ne perditshmerine e tyre.

Edi Rama ne babezine e tij per te bere zgjedhje pa opoziten dhe per tja dhuruar pushtetin krimit e tronditi sigurine publike ne ato nivele ku situata mund te precipitonte ne menyren me shkaterrimtare. Ilir Meta serish saje i integritetit te tij me shtyrjen e zgjedhjeve beri nje veprim madhor ne mbrojtje te sigurise publike,te ekulibrave shume te brishte te vendit dhe qetesise se qytetareve.Serish ai dhe presidenca e tij ishin i vetmi institucion qe e beri kete. Ndersa Edi Rama ishte i vetmi qe kerkonte nje destabilizim te sigurise publike me qellim fajesimin dhe pas goditjen e opozites per te bere alibine e krimit zgjedhor. Ilir Meta mori serish nje fitore te pakerkuar edhe ne kete drejtim.
Ne kontrast me kete realitet shume te qarte e te faktuar shfaqen qesharake edhe perpjekjet e ndonje trakti Venecian qe mori atributet e nje trupe policore dhe qe u perpoq mjerueshem ti krijonte alibi politikes kriminale te Edi Rames duke dale hapur kunder sigurise publike te Shqiperise dhe shnderrimit te saj ne nje shesh civil lufte me pasoja shkaterrimtare.

Nderkohe qe integrimi europian ben hapa te rende pas per shkaqet e mesiperme Ilir Meta serish ka qene i vetmi institucion ka bere gjithshka qe te integrimi te mos ndalej dhe te elimnoheshin ato faktore te rende qe pengonin perparimin e tij .
Duke insistuar se suksesi i integrimit arrihet me veprime dhe jo me fjale shtyrja e zgjedhjeve nga Ilir Meta ne funksion te mesazhit pozitiv qe do te jepej ne funksion te integrimit ishte serish nje veprim i madh. Ne te kundert Edi Rama ne 30 qershor beri votime moniste qe damkosen keqas Shqiperine dhe i bllokuan asaj i integrimin europian.

Ilir Meta serish mori nje fitore te pakerkuar si kampioni i vetem institucional ne Shqiperi ne favor te integrimit dhe hapjes se negociatave. Keto fitore te pakerkuara,por shume te medha te Ilir Metes, te perjetuara ne menyre te pergjegjshme dhe me modesti prej tij kane mbajtur gjalle shpresen ne Shqiperi,kane lene rruge te hapura dhe kane evituar tragjedi. Keto fitore te pakerkuara por vertet te medha Ilir Meta i ka perjetuar pa asnje triumfalizem,por me venien para vetes te shume sfidave te reja per ta mbrojtur Shqiperine e dobet e me shume halle.

Sigurisht majmuneria rilindase eshte kacavjerrur neper deget e pemës se krimit qe ti zbehe keto fitore,por jo vetem nuk ja ka harritur por perkundrazi ka cjerre te pasmet dhe ashtu si majmunet qe i kane te rjepura edhe keta kane nxjerre veten lakuriq ne qellimet e tyre te zeza antishqiptare.

Fitoret e pakerkuara te Ilir Metes jane kaq te qarta sa dhe dokrrat e akaparuara te ndonje trakti Venecian, qe kishte qellim te vetem krijimin e alibive per krimin politiko elektoral te 30 qershorit, i vune akoma me mire ne dukje keto fitore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY