Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Votimet ua dhj*u populli shqiptar dhe ODIHR”, Manjani flet hapur: Tani Rama e do më shumë Metën President

28/09/2019
Ironia e Manjanit: Qeveria falenderon DASH se i konfirmoi qëllimin e saj, drogë dhe krim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka zgjedhur të reagojë me anë të një postimi të gjatë në facebook, lidhur me raportin e komisionit të Venecias për Presidentin Ilir Meta.

Teksa i vlerëson si debate të kota këto tema, ish-ministri thekson faktin se asnjë raport i ri nuk i legjitimon dot zgjedhjet, pasi Manjani thotë se zgjedhjet i “dhjeu” populli dhe vetë ODIHR.

Sipas Manjanit, Meta ka një detyrë të rendesishme, pasi i duhet të ndajë nëse do te qendrojë si president pensionist apo si president opozitar i qeverisë. Manjani shkon më tej, teksa thotë se Rama e do më shumë si president tani se më parë Metën.

Postimi i Plotë:

Dilema që duhet ndarë.
Për mendimin tim Ilir Meta, para së gjithash, duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë, Presidentin e Republikës (politikanin pensionist) apo opozitarin ndaj qeverisë.

Kjo është dilema themelore që Ai duhet ta zgjidhë me veten e vet.

Të dyja nuk bëhen sepse nuk bën dot asnjërën siç duhet.

Kam patur idenë (ndoshta i vetmi) që 2 e më shumë vite më parë se Ilir Meta nuk duhej të humbte kohë të çmuar në zyrën e Presidentit. E kam thënë hapur këtë gjë.

Sot, nuk është Venecia arsyeja përse duhet të largohet nga Presidenca, siç propogandojnë çakejt mediatikë të Rilindjes. Venezia, të paktën sipas projekt raportit që doli para afatit, nuk sugjeron shkarkimin e Presidentit. “Tejkalimi i kompetencave kur ska ligj dhe arsye të mëdha natyrore”, nuk është shkelje që çon në shkarkim. Kjo është e qartë kristal.

Nuk është as “fjala e thënë” te portali i Çimit, që të gjithë qeveritarët e çakejt e tyre bëjnë sikur se shohin, por e paskan parë dhe konspektuar atë intervistë.

Presidentit të Republikës nuk i njohin e as i botojnë një dekret. Kjo është arësye shumë më e fortë sesa 100 raporte nga Venecia. Sipas meje, kjo është arsye që Ilir Meta të dalë nga pensionimi i parakohshëm i vetvetes dhe të vihet përballë sunduesve politikë.

Ilir Meta përballë sunduesve ka më shumë kuptim sesa në krye të shtetit që ata sundojnë. Një President sado i guximshëm nuk e ndalon dot sundimin politik të shtetit që ata e kanë sot në dorë. Është shteti i tyre, fund e krye. Me kët shtet ata rrëmbejnë prona, burgosin kundërshtarë, dhunojnë qytetarë, shesin pasurinë publike, fusin në borxh të përjetshëm njerëzit, prishin trashëgiminë e historinë e këtij vendi etj etj…

Ilir Meta jo vetëm nuk e ndalon dot këtë shtet, por so s’do identifikohet me të.
Sundimtarët kujdesen që ta shesin si “të tyrin” sa herë ju duhet. E mbani mend Edi Ramën kur thoshte, “Ilir Meta është President korrekt me detyrën”? Deri 24 orë para anulimit të zgjedhjeve kështu thoshte. Pastaj ndryshoi loja…

E pastaj na doli që kishin ngrënë dhe darka, e pastaj konspiracioni nën punën e vet, e pastaj…… Ska fund kjo histori.

Megjithatë, dilema President e në pension politik apo në Politikë dhe përballë Ramës, është e gjitha për t’u zgjidhur nga Ilir Meta. Nga askush tjetër!

Deri atëhere, llogjika e do që secili sheh punët e veta. Se nuk legjitimon votimet moniste Venecia, o të marrë!

Votimet ua dhjeu populli shqiptar dhe ODIHR. Dhe për shkak të ODIHR edhe çdo kancelari në Perëndim.

Ndërkohë, Jam i bindur se tani, pikërisht tani Edi Rama e do më shumë Ilir Metën President sesa opozitar.

Të shohim, por vendi ka nevojë për parlament pluralist, jo për debate koti si ky….

Tags: komentimanjaniraportivenecia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.