Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ditën e sotme u pyet për mundësinë e një dialogu me Ramën, teksa thotë se është vetë ai që ka refuzuar në vijimësi ofertën e ndërkombëtarëve.
“Ashtu siç e kam bërë të qartë edhe herën e fundit që kemi diskutuar për këtë çështje, as unë, as Partia Demokratike, as opozita e bashkuar nuk kanë qenë pengesa për dialogun politik, për t’i dhënë fund krizës.
Partia Demokratike dhe unë i kemi thënë PO propozimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë që në datën 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, ai që ka refuzuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, është Edi Rama, sepse, donte të kapte pushtetin lokal me një proces monist, antikushtetues, siç duket qartë edhe nga provat e publikuara edhe nga raporti i OSBE – ODHIR, kriminal. Sepse për të pushteti i tij, vjen përpara Shqipërisë, vjen përpara shqiptarëve.
Ndaj ju lutem nëse ju lejojnë, bëjani këtë pyetje kryeministrit : Përse ka refuzuar ofertën e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës? Sepse, nuk është as Partia Demokratike, as opozita dhe as unë shkaktari dhe fajtori për refuzimin e asaj oferte. Është një dhe një njeri i vetëm, dhe ky është Edi Rama“-u shpreh Basha.
Grupi kryesor i CDU/CSU në parlamentin gjerman përçoi edhe njëherë sinjalin se rruga e integrimit do të vështirësohet në vijimësi nëse nuk ka zgjidhje të krizës politike, ndërsa i tha PO Shqipërisë me 9 kushte që duhet të plotësohen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/