“Lajm i keq për zyrtarët e korruptuar”, Çfarë po paralajmëron Ambasada Amerikane

“Lajm i keq për zyrtarët e korruptuar”, Çfarë po paralajmëron Ambasada Amerikane

109
0
Shares

Zëvendësambasadori i SHBA në Tiranë, Dan Koski, ka dhënë një paralajmërim të fortë për të gjithë zyrtarët e korruptuar në Shqipëri.

Gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID, Koski është shprehur se jo të gjithë në Shqipëri ndajnë qëllimet e SHBA për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, dhe se një pjesë do vijojnë luftën për të bllokuar këto qëllime të rëndësishme.

…jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme.

Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju”, ka thënë zv. Shefi i Misionit në Detyrë, Dan Koski.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY