VIDEO/18-vjeçarja ikën nga shtëpia, thirrja e babait: Kthehu se të pranoj, mos...

VIDEO/18-vjeçarja ikën nga shtëpia, thirrja e babait: Kthehu se të pranoj, mos na merr në qafë

111
0
Shares

Një baba nga Kosova prej disa muajsh është në dëshpërim pasi kërkon rikthimin e vajzës së saj. Bëhet fjalë për një 18-vjeçare nga Prizreni, Blerina Gashi, e cila është zhdukur prej 4 muajsh nga shtëpia e saj.

Mediat kosovare shkruajnë se Ramadan Gashi, çdo mëngjes ulet në pragun e shtëpisë me fotografinë e së bijës 18-vjeçare.

Babai i saj tregon se e bija u largua nga shtëpia më datë 11 qershor, për të mos u kthyer më. Sipas tij, mes tyre nuk kishte asnjë debat që ta shtynte 18-vjeçaren të largohej nga shtëpia.

Nuk e gjej prej katër muajsh. As nuk e di se ku mund të jetë. Hajde në shtëpi vajza ime, të pranon babi prapë. Aman mos na merr në qafë,”– thotë i ati i vajzës.

Ndërkohë nga policia, thuhet vetëm se janë shumë pranë lokalizimit të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY