Shërbimi Meteorologjik ka bërë me dije detaje zyrtare lidhur me përmbytjet dhe shirat e dendur që ranë gjatë mbrëmjes së djeshme ne të gjithë territorin e Shqipërisë.
Po ky Shërbim, tregon dhe se deri kur do të ketë reshje dhe në cilat zona. Sipas këtij Shërbimi, situata do të jetë e tillë të paktën deri sot në pjesën e dytë të ditës.
Parashikimi nga SHMU:
Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 9.6mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.
Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.
Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës.
Reshje të dendura shiu në Tiranë
Reshje të dendura shiu në Tiranë
Publiée par VideoNews sur Lundi 23 septembre 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/