Pas shirave të dendura gjatë mesnatës është përmbytur totalisht qyteti i Laçit. Qindra hektarë tokë dhe banesa janë nën ujë pasi ka dalë nga shtrati edhe përroi që ndodhet brenda qytetit. Niveli i ujit në këtë qytet është shumë i lartë.
Shkak për daljen e përroit nga shtrati, përveç reshjeve të dendura janë edhe ndërtimet pa leje në shtratin e tij. Dhe pse ky përrua ka shkaktuar shpesh përmbytje që kanë sjellë dëme të mëdha në bizneset e banesat e qytetit.
Nga ana tjetër, reshjet e shiut kanë përmbytur edhe autostrada Fushkrujë- Milot në afërsi të fshatit Luz. Kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi, duke qene se niveli ka arritur 30 cm.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar problem në disa fshatra të Dibrës duke I lënë pa energji elektrike. Rruga Burrel-Milot ka paraqitur problem në qarkullimin e mjeteve pasi një masiv shkëmbor është shembur duke penguar qarkullimin normal në Shkopet.
Edhe autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar për shkak të përmbytjeve ndërsa qarkullimi I mjeteve është bërë përmes aksit të vjetër Maminas-Vorë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/