“Më fallco se kurrë”, Ish-deputetja-Ramës: Tejkalove traumën që shkaktoi tërmeti tek shqiptarët

“Më fallco se kurrë”, Ish-deputetja-Ramës: Tejkalove traumën që shkaktoi tërmeti tek shqiptarët

93
0
Shares

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka reaguar së fundmi në lidhje me qendrimet dhe sjelljen e kryeministrit Edi Rama, pas situatës së krijuar nga tërmetet e shumta të dy ditëve të fundit në Tiranë dhe Durrës.

Ish-deputetja ndalet tek fakti që qeveria nuk mori masat e duhura për t’iu gjendur pranë qytetarëve, duke filluar që me emergjencat civile, të cilat sipas saj ishin të papërgatitura.

Pampuri vazhdon duke thënë se pavarësisht çdo shtirje, qeveria nuk e fsheh dot vjedhjen që po i bëhet popullit, te cilet dhe pse janë në ankthin e tërmeteve, nuk harrojnë.

Perse nuk mendoni per ngarkesen emocionale te ketij populli, qe eshte me i varfer se kurre, dhe pervec lekundjeve te djeshme e te sotme, termet kane cdo dite”,– shprehet Pampuri.

Mesazhi i Orjola Pampurit

Hipokrizia e Edi Rames e tejkaloi traumen qe shkaktoi termeti tek Shqiptaret.

Ne 24 ore, pervec, momenteve te veshtira qe kaluam te gjithe, na u desh te perballemi dhe me skena te neveritshme, ku njeri mbante batanije, tjetri shperndante supe, nje tjeter mbante bebe ne duar, e te tjeret puthnin e perqafonin, a thua se i takonin, i shihnin apo degjonin per here te pare per qytetaret e ketij vendi, ndersa Edi Rama ‘babai’ politik i tyre puthte duar e mbante leksione, si aperitiv per t’i ndihmuar shqiptaret te tresnin corben qe u gatoi per 6 vite.

Termetin sigurisht nuk e ndalojme dot, por emergjencat civile duhet te jene te pergatitura per cdo rast te tille, dhe rasti i djeshem tregoi qe qeveria deshtoi, pasi disa cadra prej lecke, disa batanije e disa krevate, e duke i shtuar kesaj dhe 5 te moshuar me te cilet u puthet e u nduket, nuk mjaftojne per te justifikuar miliona euro qe i vidhni, nuk justifikojne varferine ne te cilen e keni katandisur kete vend, madje ngjarje te tilla nxjerrin ne pah fytyren e vertete te mashtrimit.

Meqe i doni kaq shume, jane mijera familje, te cilave u jane shembur shtepite edhe pa rene termet, jane mijera femije qe ushqehen vetem me nje vakt te varfer, jane femije te tjere te cilet nuk kane mundesi te shkojne ne shkolle pasi nuk kane mundesi ekonomike, nuk blejne dot librat, nuk perballojne dot shkollen, jane te ngarkuar psikologjikisht pergjate gjithe vitit e jo vetem per neser, meqe ju menduat te beni nje dite pushim, duke menduar per ngarkesen emocionale. Perse nuk mendoni per ngarkesen emocionale te ketij populli, qe eshte me i varfer se kurre, dhe pervec lekundjeve te djeshme e te sotme, termet kane cdo dite.

Ju qe puthni duar, e shperndani supe, fusni ne burg hallexhinj qe nuk mund te paguajne dritat, qe ndertojne nje gardh shtepie apo protestojne per te mbrojtur shtepite e ndertuara me djerse se doni t’ua shembni ju perfaqesues te qeverise me mashtruese te te gjitha koherave.

A nuk jeni ju qe keni terhequr zvarre gra e femije, qe ju luteshin te mos u prishnit shtepite, a jeni ju qe keni hedhur gaz lotsjelles, madje dhe nenave shtatzene, per te vetmen arsye se protestonin per te mbrojtur shtepite e tyre. Sot po i puthni e ushqeni me supe? Turp. Ju qe e katandiset kete vend si mos me keq, nuk keni moral, te shfaqeni ne momente te tilla, nuk ka termet qe mbulon mashtrimet, hajdutlleqet, e krimet tuaja.

Mos kujtoni se shqiptaret harruan qe ne shtepite e tyre edhe pas termetit, perseri s’ka uje, Erion Veliaj mashtron dhe vjedh qytetaret cdo dite, mos kujtoni se pas termetit shqiptaret harruan qe ne Shqiperi drejtesia ‘vdiq’, fale Edi Rames, mos kujtoni se shqiptaret harruan se perfaqesuesit e mazhorances u vodhen voten, dhe pergjimet e tyre jane ne dosjet 184 dhe 339, shqiptaret nuk harrojne qe ju qe sot u shperndate supe, i helmuat me corben qe gatuat prej 6 vitesh dhe i perzute nga ky vend, shqiptaret nuk harrojne qe sot nuk i varferoi apo traumatizoi termeti, por ju. Edi Rama, largohu, se sot ishe me fallco se kurre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY