Ndalimet e gazetareve, portalet cituan top-channel, Rama trukoi lajmin duke i hequr...

Ndalimet e gazetareve, portalet cituan top-channel, Rama trukoi lajmin duke i hequr tekstin

195
0
Shares

Syri.net ka bere nje sqarim fill pas ndalimit te gazetarit te saj nga policia. Portali sqaron se i ashtuquajturi shkrimi qe ngjalli panik nuk ishte asgje me shume se sa ricitim i nje lajmi nga top channel i publikuar qe ne mesdite. Vete Kryeministri Rama qe akuzoi portalin per lajm te rreme kishte prere qellimisht titullin nga lajmi ne vijim per te krijuar alibine per ministrin e Brendshem qe te sulmonte dhe menpas ndalonte gazetaret.

Shkrimi i syrit:

Sqarim për palaçon kryeministër dhe një ndjesë për qytetarët

Sot ne dreke “Top channel” me porosi te zyres se shtypit te kryeministrit qe nuk u kthye nga Frankfurti per termetin, por se lobistet e tij e njoftuan se takimi me Donalt Trump me date 25 Shtator nuk konfirmohet, intervistoi sizmologun grek qe kishte paralajmeruar termetet.

Me qellimim e vetem qe te sulmohej Presidenti Meta se pse i kishte kerkuar qeverise shqiptare te merrte masa ne raste emergjencash pasi Shqiperia sipas sizmologut ne fjale eshte e rriskuar.

Madje sizmologu kishte edhe parashikime ne forme keshillash qe linin vend per panik.

Kete lajm te “Top channel” e kishin te gjitha portalet, viktime e se ciles u be edhe “Syri”.

Deri ne momentin qe ky lajm nuk ishte botuar tek “Syri” paniku nuk eshte se zuri vend. Por menjehere pas termetit rutine te ores 22.08 dhe publikimit te ketij lajmi edhe tek “Syri”, Tirana ka vershuar ne rruge.

Kryeministri palaco ka zgjedhur te qetesoje njerezit duke sulmuar vetem “Syrin” kur lajmin e kishte perhapur televizioni i tij.

Ne kerkojme ndjese per botimin e nje lajmi te till nga portalet dhe televizionet e Rames dhe bejme kete sqarim te se vertetes.

Me poshte eshte lajmi i top channel ku flet per termete te tjera shkaterruese:

Gazetari i Top Channel Aleksandër Marku ka realizuar një intervistë me sizmiologun grek, Akis Tselentis, i cili u citua më herët dhe nga presidenti Meta për pasoja të tilla të mundshme.

Tselentis thotë për Top Channel se duhet pasur kujdes dhe se situata e tanishme nuk ishte një surprizë për të .

TCH- Si një prej sizmologëve më me eksperiencë në Greqi si e gjykoni veprimtarinë sizmike të djeshme në Shqiperi?

Akis Tselentis –Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranës dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla .Siç e dini unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tirane dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme.

TCH -Ju si e vlerësoni situatën ,do të ketë edhe tërmete të tjera?

Akis Tselentis -Jo nuk do të kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor.Por do të kemi lëkundje të tjera.

TCH- Mund të influencojë ky termet për të “zgjuar” tërmete të tjera në rajon?

Akis Tselentis -E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do të ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohë. Dhe mundet që një prej këtyre lëkundjeve të jetë edhe me efekte shkatërruese, pasi nëse një shtëpi ose banesë është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje me të lehtë mund të shëmbet. Do kujdes të veçantë në orët e ardhshme.

Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY