Myslym Murrizi e quajti “pjeshkëz”, reagon Avokatja e Popullit

Myslym Murrizi e quajti “pjeshkëz”, reagon Avokatja e Popullit

87
0
Shares

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka reaguar për herë të parë në një dalje televizive pas etiketimeve fyese dhe seksiste të përdorura kundrejt saj nga nënkryetari i parlamentit, Myslim Murrizi.

E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo tha se personalisht nuk është prekur aspak nga fjalët e deputetit demokrat, por institucionalisht nuk mund ta tolerojë gjuhën denigruese që ai ka përdorur.

“Personalisht unë nuk e pranoj fare këtë gjënë që ka thënë zotëria. Për hir të së vërtetës nuk më prek fare personalisht.

Unë e di kush jam dhe nuk ka nevojë të ma thotë një njeri si ai dhe e di gjithkush me të cilët kam punuar apo më kanë dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme.

Unë e njoh veten për një profesioniste të mirë, ka shumë njerëz që thonë se jam një profesioniste shumë e mirë dhe jam një mijë përqind e bindur se punët që kam bërë, arritjet e mia, sukseset e mia profesionale nuk varen absolutisht nga fakti nëse një njeri ka një opinion në lidhje me pamjen time”, tha ndër të tjera ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY