Plagosën vëllain e kryebashkiakut, kush janë dy personat e arrestuar

Plagosën vëllain e kryebashkiakut, kush janë dy personat e arrestuar

81
0
Shares

Dy persona janë vënë në pranga nga autoritetet në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 41-vjeçarit në Bulqizë të mërkurën.

Në prangat e policisë ra pronarit i lokalit ku ndodhi sherri, 37-vjeçari me iniciale B.Ç., si edhe bashkëpunëtori që ndihmoi autorin të largohej.

“37-vjeçari, banues në Bulqizë, u arrestua pasi në ambientet e lokalit të tij, ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes. Ndërsa 24-vjeçari me iniciale D.S, po ashtu banues në Bulqizë, u arrestua pasi ndihmoi autorin të largohet nga vendi i ngjarjes,”-raporton policia.

Ndërkohë uniformat blu po vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, shtetasin me iniciale I.D.

Vangjel Alla, 41 vjeçari i plagosur, ishte vëllai i kryetarit të Bashkisë në Bulqizë, informacion që u mësua pas plagosjes së tij dhe mbërritjes në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY