Meta takime pune në Strasburg, mësohet se kush do vijë në Shqipëri...

Meta takime pune në Strasburg, mësohet se kush do vijë në Shqipëri për zgjidhjen e krizës

70
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Strasburg për takime pune. Më herët zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi njoftoi se kjo vizitë e Metës është pune, dhe ai shoqërohet nga diplomatët shqiptarë pranë Këshillit të Europës.

Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit e Presidentit njofton per takimin e kreut te shtetit me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, me te cilin eshte dakordësuar për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt.

Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore”, thuhet ne njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY