Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Zbardhen 6 vjedhjesh makinash në Farkë, kapet personi i dyshuar, një tjetër në kërkim

18/09/2019
Kanos fqinjin me armë gjahu: Pse e sheh gruan time
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka zbardhur 6 vjedhje të ndodhura në automjete. Burime zyrtare, tregojnë se në pranga ka rene një person, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Dy shtetasit e dyshuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve.

Zbardhen gjashtë raste vjedhjesh të ndodhura më parë në zonën e liqenit të Farkës.

Në pranga një shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohet mjet, pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Komisariati i Policisë Nr.1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve, finalizoi operacionin policor të koduar “Liqeni” gjatë të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

– A. A., 32 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim).

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

– K. K., 32 vjeç (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.

Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në këqyrjen e pamjeve filmike të cilat u janë sekuestruar subjekteve pranë vendeve të vjedhjeve, dyshohet se këta dy shtetas janë autorë të 6 vjedhjeve të kryera më parë në automjete në zonën e liqenit të Farkës, konkretisht:

– Më datë 17.09.2019 i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. Ll.;
– Më datë 17.09.2019, shtetasit E. R., në parkimin e një lokali në zonën liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga mjeti portofolin dhe një palë syze;
– Më datë 15.08.2019, shtetasit K. M., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës portofolin;
– Më datë 16.08.2019, shtetasit Z. P., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës një çantë;
– Më datë 30.08.2019, shtetasit D. S., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti dy çanta dore;
– Më datë 09.07.2019, shtetasit S. T., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti sendet personale.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: mjeti që posedohej nga shtetasi A. A., një pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Tags: arrestmakinashoperaciontiranevjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.