Komisioni i Venecias kthehet sërish në Tiranë, këtë herë jo për Metën

Komisioni i Venecias kthehet sërish në Tiranë, këtë herë jo për Metën

134
0
Shares

Ekspertët e Komisionit të Venecias do të rikthehen sërish në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, pritet që ata të vijnë në datat 18-19 shtator, por këtë herë jo për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Sipas informacioneve këtë herë, delegacioni mbërrin në Shqipëri për një vizitë dy ditore, për të mbledhur mendime në lidhje me ligjin e pronave. Kuvendi i është adresuar Komisionit që në dhjetor të vitit të kaluar për mbi 200 nene të ligjit, për të cilat ekspertët kërkojnë opinione shtesë.

Në agjendën e delegacionit thuhet se do të takohen me deputetë, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme, të Financave dhe Ekonomisë, të Punëve të Jashtme, por edhe me Avokatin e Popullit dhe Avokatin e Shtetit, po ashtu edhe me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Opinioni paraprak është llogaritur të jepet në mbledhjen e komisionit në tetor 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY