Xhilda Leka, një e re nga Tirana, tregon se ish partneri i saj sirian i ka rrëmbyer të birin 3-vjeçar, Omarin.
Ajo tregon se ka bashkëjetuar 4 vjet me babanë e fëmijës në Libi e Turqi, vite gjatë të cilëve ai e ka dhunuar e detyruar të mbulohej me shami.
Nga kjo situatë u ndanë lehtësisht, pasi nuk kishin bërë celebrim. Por në muajin gusht të këtij viti, babai kërkon të rrijë dy javë me të birin e nuk e kthen më kurrë. Ai kërcënon çdo ditë Xhildën, se nuk ka për ta parë më fëmijën, pasi ai nuk do t’ia kthejë kurrë.
Xhilda dhe babai i saj, Viktor Leka, bënë denoncim në Komisariatin numër 6, nga ku çështja kaloi në Komisariatin numër 2, por asnjë rezultat.
“Unë nuk kam ndenjur një ditë pa çunin, jo më një muaj e gjysmë. Është duke më ikur truri. I jam drejtuar emisionit “Stop” sepse e di që është e vetmja zgjidhje që mund të më gjejë djalin, sepse shteti jonë ka 1 muaj e gjysmë dhe akoma asgjë nuk ka bërë. Kudo ku drejtohem më thonë e ka baba”, thotë Xhilda per “Stop”.
E reja tregon edhe historinë e saj. “Unë para 7 vitesh jam njohur me këtë shtetas sirian. Katër vitet e fundit kam jetuar në Turqi, me familjen e tij. Ky normal, në Londër. Nuk kemi bashkëjetuar kurrë, që të them se e kam burrë. Vetëm me emër. Celebrim nuk kam me të. Kërkoheshin shumë letra dhe ky ngaqë është sirian nuk kishte nga t’i sillte letrat, jemi të martuar thjeshtë me hoxhë.
E pata vënë shaminë, me mendimin që do të përshtatesha. Linda dhe një fëmijë, është sot 3 vjeç. E ka atësinë…I ati e ka rrëmbyer sepse nuk e duroi dot që i thashë nuk do të vazhdoj më me ty. Ndarja ka qenë thjesht me fjalë, paqësore…Në fillim ishte shumë i mirë, i dashur, pastaj kishte shumë dorë. Më ka rrahur, ja ku i kam fotot e nxira me djalin. Kam gjithë ato të nxira që më ka rrahur e më ka zhdëpur në dru, si i thonë. Ja edhe këtu kam qenë e mbuluar me shami.
Nuk u përshtatesha dot jetesës së tyre se ishin shumë fanatikë. Më e frikshmja ishte se ishte si tip kamikazi, më thoshte shko në luftë ti, shpërthe sepse bie shehide. Mua mu fut frika, sepse a thua se ishte me ISIS. Dhe e ndodhur në këto kushte më mirë thashë po iki në Shqipëri thashë se kushedi se ca mund të më bëjë. Erdhi në fillim të muajit gusht, se gjasme do të kalonte disa ditë me fëmijën e vet. Si një nënë, mos me e nda fëmijën nga baba, e besova, ia lashë. Do e mbante dhe të nesërmen do të vinte këtu me shku tek hoteli që kishte rezervuar në plazh me kalu dy javë. Unë erdha në shtëpi kur nga ora 9 më dërgon mesazh, “unë e mora djalin, nuk ke me e pa më, është më e mira e mundshmes, nuk e lë dot me jetu me ty, më mirë të rrijë me babin e vet.” Kur e pashë këtë mesazh, mua mu bë gjithçka e errët.”
E pyetur nëse ka pasur ndonjë komunikim që prej asaj kohe, e reja thotë: “Po po, ai përditë më shkruan. Madje edhe pardje më ka dërguar foto në ËhatsApp. Ne jemi mirë më thotë, si është jeta jote? A vazhdon thotë…ofendime. Unë thotë i kam gjet fëmijës tim nënë, që falet 5 herë në ditë, jo si ti. Ti s’ke me e pa më, thotë, ta harrosh. Ti s’ke shanse thotë me e pa më. Ja ku janë mesazhet. “Unë kam humbur gjithçka e prapë do humb çdo gjë e fëmijën tim s’ta le ty.” Ja ku e ke mesazhin. U bë një muaj e gjysmë që unë nuk e shikoj. Që me 3 Gusht. Kam ngel, vetëm duke i marr rrobat dhe duke ia puth.” Tv Klan
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/