Konferenca e Pezës bën bashkë Metën dhe Veliajn! Presidenti i kujton pluralizmin...

Konferenca e Pezës bën bashkë Metën dhe Veliajn! Presidenti i kujton pluralizmin socialistëve

110
0
Shares

Ceremonia për 77 vjetorin e Konferencës së Pezës, ka bere bashke Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe kryebashkiakun e Tiranes Eion Veliajn.

Meta ka dhënë një mesazh në adresë të krizës politike, teksa pak metra larg tij qëndronin socialistët që kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Meta u shpreh se Peza bëri sakrifica të mëdha dhe hodhi themelet e luftës anti- fashiste, një shembull që duhet medoemos ndjekur dhe nga palët politike, për të lënë mënjanë antagonizmat dhe për të bashkëpunuar për integrimin e Shqipërisë në BE.

Meta: Peza bëri sakrifica si asnjë krahinë tjetër dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira se Peza u dogj e u përvelua dhe u martirizua si asnjë krahinë tjetër por asnjëherë nuk u dorëzua.

Përkulemi para veprës së partiotit Myslym Peza që ngriti këtë konferencë historike se hodhi themelet e luftës, është historike se ishte edhe konferenca e parë pluraliste që dha mesazhe të fuqishme të patriotizmit. Jemi në prag të 75 vjetorit të çlirimit të atdheut, që na fton të gjithëve të bashkëpunojmë sa më ngushtë jo vetëm në respekt të historisë por edhe ruajtjes së vlerave e trashëgimisë, në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë që gjithçka ka arritur Shqipëria është se e ka përmes sakrificave më sublime që kanë bërë paraardhësit tanë.

Sot objektivi ynë është integrimi, ndaj është koha për të mos e vonuar më për shkak të antagonizmit politik të paprinciptë por të forcojmë bashkëpunimin duke lënë mënjanë interesat afatshkurtra që e ardhmja evropiane të jetë sa më e afërt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY