Poliçan, policia ndalon pa asnjë shpjegim12 shoferë të firmave të gurit

Poliçan, policia ndalon pa asnjë shpjegim12 shoferë të firmave të gurit

88
0
Shares

12 shoferë të kamionëve të firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ, në fshatin Novaj janë shoqëruar nga policia e Poliçanit pa asnjë paralajmërim apo shpjegim.

Shoferët u ndaluan rreth orë 12:00 dhe ende ndodhen në ambientet e komisariatit të Poliçanit. Në momentin e ndalimit shoferët kanë qenë duke zbritur me kamionët të ngarkuar dhe të gjithë kanë qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës.

Vetë drejtuesit e kamionëve dhe pronarët e firmave deklarojnë se ndalimi i tyre është në kundërshtim me ligjin pasi çdo biznes disponon dokumentacionin e plotë për të vijuar punën në rrasë e Novajt.

Shoferët jabë shprehur se deri më tani askush nuk u ka dhënë shpjegim për shoqërimin e tyre, dhe as nuk janë marrë në pyetje në lidhje me ndonjë çështje të caktuar.

Poa ashtu, në lidhje me shoqërimin e shoferve Drejtoria e Policisë së qarkut Berat nuk jep asnjë informacion. Ngërçi mes policisë së Beratit dhe pronarëve të firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ vazhdon prej më shumë se një muaji, kur Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit hodhi poshtë VKM-në e qeverisë dhe u lejua nisja e punës firmave të gurit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY