Një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur pasi një aksident ndodhi në Leshnicë të Korçës.
Të plagosurit janë dërguar në spital për kurim, ndërsa ende nuk është publikuar identiteti I viktimës i cili ishte shoferi i vetures tip golf.
Aksidenti ndodhi si pasojë e përpalsjes së dy automjeteve.
Po këtë pasdite një tjetër aksident ndodhi në aksin rrugor Peqin – Elbasan ku mbetën të plagosur 4 persona.
Në aksident sipas burimeve zyrtare u përfshinë tre automjete, dy tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubishi’.
Si pasojë e këtij aksidenti një grua ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa plagë të lehta kanë marrë të tre drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident.
Peqin / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin , në fshatin Pajovë, Peqin , është përplasur mjeti tip “Benz” me mjetin tip “Foristrad” dhe pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi Xh.Q.,57 vjeç, banues në Lushnjë, dhe tre pasagjerët shtetasit M.Q., 53 vjeçe, S.K., 58 vjeçe dhe B.K., 62 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit Foristrad është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/