Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Bomba” e Artan Fugës: Unë i di ku gjenden provat për djegien e Parlamentit

13/09/2019
Artan Fuga zbërthen mesazhin e Presidentit: Do japë dorëheqjen para datës…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Akademiku Artan Fuga ka komentuar çështjen më të diskutuar së fundmi, atë të deklaratës së Presidentit Meta se do digjej Parlamenti më 8 qershor.

Fuga i është referuar kërkesës së deputetëve për të thirrur në seancë dëgjimore, kreun e SHISH Helidon Bendo.

“Po çfarë bëni o të marrë! Na more se u them unë ku janë provat! Po flakë te kryeministria a pati? Po te Kuvendi a pati? Merrnin zjarr pemët dhe pastaj gjithë zona digjej zjarr. Se unë kisha edhe hallin e ndërtesës së akademisë”, shkruan Fuga mes të tjerash.

POSTIMI I PLOTE I FUGES:

Unë i di ku gjenden provat e tentativave për djegien e Parlamentit dhe të Akademisë së Shkencave?

Ore se po trashem unë.

Lexoj në gazetë se nja 9 deputetë, si besnikët e partisë, si ata të komisionit të mediave, i paskan bërë kërkesë kryetarit të shikut se çfarë të dhënash kishin ata për tentativa për djegjen e parlamentit që pretendon presidenti Meta!

Na moreeeeeee: Ndalini këta !

I di unë ku janë të dhënat. Nuk ka nevojë të shkojnë deri te shiku.

Këta po i bëjnë varrin partisë mo! Na morrën në qafë nga besnikëria!

A nuk përdori policia gazit lotësjellës, trumbat e ujit, gardhet me tela me gjemba, a nuk vajtën para kryeministrisë policët e gjorë për ta mbrojtur me gjokset e tyre ndërtesën e saj dhe të Parlamentit?

Përse vajtën, përse gazuan, përse vaditën, përse u përdorën si barrikada prej mishi dhe gjaku? Po ajo policja e gjorë që u plagos?

Kot mo???

Paska qenë shoëëëëëë!!!

Sigurisht rreziku ishte sepse në inat e sipër grupe demonstruesish mund të digjnin, shkatërronin, sheshonin mo!

Se përndryshe, po dyshuat këtu, atëhere ju nxirrni bllof ministrin o derëzinj!

Apo varja. Cfarë rëndësie ka!!!

Po, jo mo, se nuk është ashtu!

Cfaj ka ai?

Po çfarë bëni o të marrë!

Na more se u them unë ku janë provat!

Po flakë te kryeministria a pati? Po te Kuvendi a pati?

Merrnin zjarr pemët dhe pastaj gjithë zona digjej zjarr.

Se unë kisha edhe hallin e ndërtesës së akademisë!

Pu, pu, po të digjej ajo me gjithë ato punime të rëndësishme fondamentale të ribotuara nga kërkesat e shumta, për hymnin e flamurit, çfarë dëmi do të ishte. Do të digjeshin me mijra libra të pashitur!

Ca thonë,thonë, joooo, moooo, nuk do të digjnim ne, nuk kishim plan ne!!!

Po ju mo pse gjithçka nën kontroll e kishit? Përse ato shashkat, koktejet molotov mbi policët e gjorë ju i hodhët!!!

Ju thoshit që nuk i hidhnit juveeeeee!

Pra logjikisht as dini as nuk dini gjë!

Ore çfarë po ndodh se logjika e thjeshtë e qytetarit nuk po kupton gjë fare mo!

Tags: artan fuga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.