Policia në Tiranë ndalon një 50-vjeçar, zbulohet çfarë ndodhi në komisariat

Policia në Tiranë ndalon një 50-vjeçar, zbulohet çfarë ndodhi në komisariat

83
0
Shares

Një 50-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi ka kundërshtoi me dhunë uniformat blu.

Sipas policise, në pranga ka rënë shtetasi A. B., i cili ka kundërshtuar policët, të cilët do e shoqëronin në komisariat për të dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje, ku ky person ishte i dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISE 

Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari. Shërbimet e policisë të komisariatit nr.2, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Isuf Banga” ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e policisë të cilët do e shoqëronin në Komisariatin e Policisë Nr.2, për të dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje, ku ky shtetas ishte person i dyshuar.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY