Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm.
Një officeri krimesh në policinë e Shkodrës rreth orës 4 të mëngjesit, i kanë djegur makinën. Makina është e oficerit Arbër Duli.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër teksa mjeti ka qenë i parkuar. Sipas burimeve në polici dhe zjarrfikësve djegia mendohet se është e qëllimshme. Mjeti tip “Volksëagen pasat” është djegur me benzinë sipas dyshimeve ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.
Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/