Shumë politikanë, mbrëmjen e djeshme, kanë zgjedhur që ndeshjen Shqipëri-Islandë të ndjekin nga stadiumi.
Presidenti Meta, pak para fillimit te ndeshjes, njoftoi në Facebook se sfiden do të ndiqte në “Elbasan Arena”.
Ndërsa ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një foto, ku shkruan “Kombëtarja shqiptare gjithmonë e fortë”.
Ish-deputeti Ervin Salianji, teksa ka publikuar disa foto nga stadiumi shkruan: “Shqipëriiiii”.
Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi u fotografua në Arenën Kombëtare duke ndjekur ndeshjen e kombëtares përballë Islandës.
Gjuzi është parë në shoqërinë e dy vajzave mjaft simpatike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/