Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në anën tjetër të Adriatikut. Mediat italiane raportojnë se një 35-vjeçar shqiptar u gjet i varur në Parkun e Via Balilla.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, ndërsa ishin kalimtarët ata që thirrën forcat zjarrfikëse. Shqiptari ishte vetëvarur me rripin e pantallonave dhe u gjet pa jetë në një lartësi prej 9 metrash.
Sipas policisë italiane rrobat dhe dokumentet e tij ishin në rregull. Ai kishte veshur një palë xhinse, një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të errët. Në kyçin e dorës së majtë kishte një byzylyk dhe një unazë në gisht, e cila dukej si martese.
Shqiptari nuk rezultonte që të kishte probleme me drejtësinë italiane, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet që e detyruan që të vetëvritej.






