Një krim i rëndë në familje tronditi mbrëmë Librazhdin dhe jo vetëm, ku një burrë vrau me thikë gruan dhe më pas u hodh nga kati i katërt i apartamentit dhe gjeti vdekjen. Ngjarja ndodhi në lagjen “Shkumbin”.
Mesohet se cifti Daut dhe Lule Gjokola kanë qenë në banesë bashkë me djalin e tyre, ndërsa vajza ndodhej në Tiranë.
Deri më tani ka dyshime se krimi i dy-fishtë ka ndodhur për shkaqe xhelozie, qe e shtyn edhe 53-vjeçarin të ndërmarrë akt makabër, duke vrarë me thikë gruan, 49 vjece, dhe më pas u hodh. I shoqi e ka qëlluar disa herë me thikë të shoqen duke menduar se e ka vrarë. Fill më pas është hedhur nga kati I katërt I pallatit ku banonin duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi Daut Gjokola 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Lule Gjokola 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi Daut Gjokola është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka dërruar jetê.
Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/