Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PR ka rezerva për vendimin e Kushtetueses për ligjin e “Pronave”

10/11/2016
PR ka rezerva për vendimin e Kushtetueses për ligjin e “Pronave”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Republikane vlerëson vendimin që mori Gjykata Kushtetuese për anulimin e pikave 3 dhe 5 të nenit 6 të ligjit 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës”, ligj i miratuar nga mazhoranca në parlament, por i kontestuar nga Presidenti i Republikës, PR, Avokati i Popullit, PD dhe shoqatat e pronarëve.
Sipas PR, për të nxjerrë një konkluzion përfundimtar duhet të presim zbardhjen e vendimit dhe veçanërisht arsyetimin e Gjykatës për rrëzimin e këtyre dy pikave.
“Me gjithë këtë konkluzioni paraprak është se de facto rrëzimi i këtyre dy pikave, ka rrëzuar në tërësi nenin 6, i cili në mënyrë abuzive bënte vlerësimin e pronës sipas gjendjes së saj në vitin 1945, pa marrë parasysh transformimet që kanë ndodhur deri më sot  dhe gjendjen aktuale të saj.
Për pasojë  është  rrëzuar edhe nenin 7 i cili përcakton procedurën që ndiqet për vlerësimin e pronës, bazuar në gjendjen e mëparshme të saj ( pra vitin 1945 ) të  krahasuar me gjendjen aktuale. Në këtë mënyrë të gjithë pronarët për të cilët  janë marrë vendime do të konsideroheshin të kompensuar   ndërsa për pronarët, dosjet e të cilëve  janë në shqyrtim, nuk do të përfitonin kompensim”, shprehet në një reagim zyrtar, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PR-së Maksim Begeja.
Por për PR, ky vendim e zgjidh pjesërisht problemin e pronave, duke këmbëngulur që ligji në themel të ketë kthimin e pronës pronarit të ligjshëm dhe kompensimin të plotë të saj.
Duke bërë të ditur se PR do të kërkojë shfuqizim të plotë të ligjit, Begeja apelon që Agjensia e Trajtimit të Pronave të ndërpresë shqyrtimin e vendimeve deri në zbardhjen e vendimit të Gjykatës kushtetuese, dhe amendimin e ligjit nga Parlamenti. 
“Pavarësisht nga vendimi i lartpërmendur i Gjykatës Kushtetuese, Partia Republikane, deklaron se kjo Gjykatë ka zgjidhur pjesërisht problemet që ka ligji. Ne kemi kontestuar dhe kontestojmë në tërësi ligjin, i cili në themel  ka mos kthimin e pronës pronarit të ligjshëm dhe kompensimin jo të plotë të saj.
PR ashtu siç ka deklaruar, do të angazhohet për të kërkuar nga instancat përkatëse ndërkombëtare shfuqizimin në tërësi të ligjit, me qëllim që të hartohet një ligj I cili zgjidh në mënyrë të drejtë dhe përfundimtare çështjen e pronës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Nga ana tjetër  kërkojmë me insistim që  Agjencia e Trajtimit të Pronave të ndërpresë shqyrtimin e vendimeve  deri në zbardhjen e vendimit të Gjykatës kushtetuese, dhe amendimin e ligjit nga Parlamenti”, shprehet Maksim Begeja, Kryetar i Asamblesë Kombëtare të PR-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.