Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria jep mijëra hektarë tokë më qera në të gjithë vendin

02/09/2019
Çifti i emigrantëve tregon të vërtetën e bujqësisë shqiptare: Shumë punë për një kafshatë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Bujqësisë ka publikuar një listë prej më shumë se 7500 parcelash tokë në të gjithë vendin që do të jepen me qira. Parcelat shtrihen në të gjithë vendin dhe kryesisht përfaqësojnë tokë arë ose pemëtore me sipërfaqe totale mbi 16 mijë hektarë tokë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministrisë së Bujqësisë shumë nga këto parcela nuk kanë të përcaktuar pronësinë, ndërsa për një pjesë thuhet se janë në pronësi të shtetit.

https://bujqesia.gov.al/lista-e-tokave-me-qira/
Sipas vendimit të qeverisë së vitit të kaluar tokat bujqësore në pronësi të shtetit jepen me qira deri në 10 vjet, kur destinohen për kultivimin e bimëve të arave, eterovajore dhe bimëve dekorative dhe deri në 30 vjet, kur destinohen për krijimin dhe kultivimin e vreshtave, pemëtoresh me specie drufrutorësh, mosha biologjike e të cilave përkon me këtë kohëzgjatje kultivimi dhe me rentabilitet ekonomik dhe deri në 99 vjet ku destinohen për krijim ullishtash arrore dhe specie të tjera, mosha biologjike e të cilave përkon me këtë kohëzgjatje.
Në çdo rast, madhësia e sipërfaqes së tokës bujqësore që jepet me qira nuk mund të jetë më e vogël se madhësia e sipërfaqes së parcelës sipas së cilës ajo rezulton e regjistruar në dokumentacionin kadastral të DAMT-it ose sa madhësia e sipërfaqes së parcelës sipas së cilës ajo reflektohet në hartën treguese të tokës “HTR”, pranë ZVRPP-së.

Qiradhënësi në këtë rast Ministria e Bujqësisë është përgjegjës për ndjekjen e përmbushjes së detyrimeve kontraktore dhe monitorimin e kontratave të lidhura në përputhje me këtë vendim, si dhe kontratat në proces.

Rivlerësimi i vlerës së qirasë do të bëhet çdo 5 vjet, bazuar në normën mesatare të inflacionit në 5 vitet e fundit, sipas Bankës së Shqipërisë.
Më herët, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi gjeti se disa gara të zhvilluara për dhënien me qira të tokave bujqësore në administrim të MBZHRAU, kishin aspekte të pa mbuluara mirë nga korniza ligjore që rregullon këtë proces.

Sipas KLSH-se nuk janë të përcaktuara prioritetet e autoritetit qiradhënës për zhvillimin e aktiviteteve në këto toka, për këtë arsye, shumë kërkues potencialë për marrje toke me qira, nuk e kanë të mundur që të dine vendndodhjen e tokave objekt qiradhënie e aq më shumë për cilësitë dhe përshtatshmërinë e tyre në lidhje me një ose disa aktivitete bujqësore të caktuara.

Në garat konkurruese të dhënies së këtyre tokave, konstatohen plan biznese të cilat janë paraqitur në garë nga fituesi por që nuk shoqërohen me dokumentim të aftësive financiare të fituesit për të garantuar projektet mbi të cilat konkurrohen (mungojnë dokumente ligjore vërtetues, nga bankat në rastet e kredive apo burimi i financimit mbi të cilin do të operohet).monitor.al

Tags: bujqesiaparcelatoke me qera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.