Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Polonia shënon 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore

01/09/2019
Polonia shënon 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Zëvendës Presidenti i SHBA Mike Pence iu bashkuan udhëheqësve polakë për të përkujtuar 80 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore në Poloni, ku konflikti i kaluar është ende një çështje e ndjeshme politike. Pak vende panë vdekje dhe shkatërrim në përmasat e Polonisë, e cila humbi një të pestën e popullsisë, përfshirë shumicën dërrmuese të 3 milion qytetarëve të saj hebrej.

Pas luftës, kryeqyteti i saj i shkatërruar Varshava u desh të ngrihej përsëri nga gërmadhat dhe Polonia mbeti nën sundimin sovjetik deri në vitin 1989. Ceremonitë filluan në qytetin e vogël Wielun, ku nisën bombardimet e para të luftës, më 1 shtator 1939.

Disa politikanë polakë kanë kërkuar dëmshpërblime lufte nga Gjermania, një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Polonisë.

Berlini thotë se të gjitha pretendimet financiare që lidhen me Luftën e Dytë Botërore janë zgjidhur. Presidenti Trump e anuloi vizitën e planifikuar në Poloni, sepse siç tha, i duhej të qëndronte në SHBA për shkak të uraganit që po afron.

Qeveria e tanishme polake shihet si një ndër aleatet më të ngushta të Uashingtonit në Evropë. Presidenti Trump ka thënë se do ta realizojë vizitën një herë tjetër në të ardhmen e afërt. /Zëri i Amerikës/

Tags: 80 vjetorlufta 2 boterorepolonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.