Atentati në Vlorë, si ‘e mashtruan’ autorët ish-mësuesin që të dilte në...

Atentati në Vlorë, si ‘e mashtruan’ autorët ish-mësuesin që të dilte në ballkon

142
0
Shares

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e një natë më parë, që iu bë ish-mësuesit Eljus Thartori në Vlorë. 36-vjeçarit i janë gjetur  me copa metali në trup dhe ai është transportuar drejt Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori/ët, si fillim kanë hedhur lëndë plasëse në ballkonin e shtëpisë së tij për ta detyruar Eljusin të dalë prej andej dhe më pas e kanë qëlluar me pistoletë. Në polici deri më tani janë shoqëruar 15 persona, mes tyre persona që kanë parë ngjarjen, persona të afërm dhe familjarë.

Gjithashtu është zbardhur edhe dëshmia e ish-mësuesit, që ka bërë edhe 10 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. “Më plasi telefoni në dorë, shpërtheu,”- mësohet të ketë thënë Thartori.

Një ditë më parë, persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt ballkonit të Eljus Thartorit për ta vrarë atë. Thartori është një person i njohur për policinë. Ai ka bërë 10 vite bur për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY