Një tjetër shqiptare arrin sukses, zgjidhet kryetare e komunës së dytë...

Një tjetër shqiptare arrin sukses, zgjidhet kryetare e komunës së dytë më të madhe në Suedi

82
0
Shares

Shqiptarja nga Kosova, Blerta Hoti, është zgjedhur kryetare e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Goteborg. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në ‘Facebook’.

Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili përmes rrjetit social Facebook, ka uruar atë për marrjen e postit.

“Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!” ka shkruar Pacolli.

Kutojmë se në këtë shtet Blerta nuk është shqiptarja e vetme që arrin sukses në politikën e vendit ku disa muaj më parë ishte Arba Kokalari ajo që u zgjodh deputete e Parlamentit Europian si përfaqësuese e Suedisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY