Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rasti Pjetri”/Zëri i Amerikës artikull: Debate të forta e përplasje Rama-Bushati

29/08/2019
Rama: Ministria e Jashtme do ketë emër tjetër, ja si dhe pse!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste mbrëmjen e së mërkurës është shoqëruar me debate të forta mes kryetarit dhe kryeministrit Edi Rama dhe anëtarit të kryesisë dhe ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Shkak është bërë situata e krijuar në Shkodër veçanërisht pas zbulimit të fakteve se kandidati socialist i votuar për drejtimin e Bashkisë, Valdrin Pjetri, rezultoi të kishte fshehur problemet e së kaluarës së tij, kur në fillim të viteve 2000 ishte arrestuar dhe dënuar në Itali.

Bushati ka qenë që prej vitit 2016, drejtues politik i Partisë socialiste në Shkodër, por ai u zëvendësua, me një vendim të zotit Rama, pikërisht nga Pjetri, pak përpara se ky i fundit të detyrohej të jepte dorëheqjen, pas publikimit nga opozita të dokumentave që vërtetonin dënimin e tij në Itali. Rastin e tij, kryeministri e trajtoi si një përgjegjësi individuale, por në të kundërt, për ish ministrin Bushati “kemi mbërritur në pikën e derdhjes për një fenomen të cilin duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme. Sepse 30 vjet pas shembjes së komunizmit besoj fuqimisht që PS dhe të gjithë faktorët e tjerë politike kanë mundësi t’i ofrojnë qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi njerëzit më të mirë”.

Kryesia e Partisë Socialiste, siç njoftoi Sekretari i saj i Përgjithshëm Taulant Balla, ka vendosur “riformatimin” e degës së saj në Shkodër, ose e thënë ndryshe shkrirjen e strukturave aktuale, ndërsa kryeministri Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve lokale atje, të paktën të atyre të gjinisë mashkullore. Zoti Balla njoftoi gjithashtu për synimin e PS, të paralajmëruar dhe nga zoti Rama, për të ashpërsuar ndëshkimet e parashikuara nga i ashtuquajturi Ligj për dekriminalizimin. Por për zotin Bushati “kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet thjesht dhe vetëm në mënyrë ligjore e procedurale. As me zhvendosje vëmendje me shkarkime në masë të njerëzve që s’kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar”. Ish ministri i Jashtëm ishte i drejtëpërdrejtë kur u shpreh se “në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi edhe na falni për rastin në fjalë”.

E duke folur për një fenomen, Bushati i mëshoi fort idesë se “ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta trajtuar këtë fenomen dhe për ta shfarosur atë. Gabimet që kemi bërë në të shkuarën kur njerëz me të kaluar të dyshimtë, i përjashtuam nga radhët tona, u përshëndetëm publikisht nga SHBA, fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrëse. Dhe sot na duhet të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve”. E për këtë arsye, sipas ish ministrit të Jashtëm “si politikanë, kemi përgjegjësinë për të hapur një debat dhe për të trajtuar rrënjët e këtij fenomeni dhe jo thjesht për të menaxhuar pasojat. Rrënjët e këtij fenomeni mendoj se kanë lidhje me nevojën për një reformë politike brenda partive tona. Një reformë politike që të sjellë një kulturë të re politike, një sistem të ri llogaridhënës ku PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe pse jo partia e komuniteteve”, nënvizoi Bushati. VOA

Tags: bushatiperplasjaRamaZeri i AMERIKES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.