DETAJE/U vra për hakmarrje, Santjago Malko dyshohet se ka lidhje me një...

DETAJE/U vra për hakmarrje, Santjago Malko dyshohet se ka lidhje me një vrasje në Durrës

331
0
Shares

Një breshëri plumbash u derdhën mbi Santjago Malkon mbrëmjen e së martës duke e lënë atë të vrarë në vend. Krimi i mirëplanifikuar nga vrasësit ka forcuar dyshimet e policisë se 26 vjeçari është ekzekutuar për hakmarrje. Siç tregon një burim jo-zyrtar besohet se i riu, ish-punonjësi i policisë së kryeqytetit, është përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në qytetin e Durrësit, një ngjarje që është zbatuar me të njejtin mekanizëm siç edhe u vra Malko.

Këto janë dyshimet paraprake të policisë bazuar në informacione dhe indicie, por që janë ende larg provave konkrete. Të vetmet prova, shpjegoi një tjetër pjesëtar i grupit të hetimit, janë gëzhojat e mbledhura, automjeti në të cilin u vra viktima, por edhe kamerat e sigurisë në një lavazho, si edhe makina e autorëve që u gjet e djegur në fshatin Ferraj.

Ish-efektivi po udhëtonte me makinë për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Babrru, kur nga breshëria e automatikut mjeti ka devijuar nga rruga, ka goditur koshat e mbeturinave dhe ecja e makinës ka vazhduar për inerci derisa ka ndaluar kur edhe ka goditur portën hyrëse të një objekti privat.

Santjago Malko dha dorëheqjen nga policia më shumë se tre vjet më parë, pak muaj pasi ishte diplomuar në shkollën bazë të policisë. Emri i tij u lakua së pari në 2016-ën nga vetë zyra e shtypit të policisë pas një konflikti fizik për shkak të borxheve nga lojërat e fatit. Më pas Santjago Malko shfaqet me kapele në kokë në kamerat e sigurisë në ambientin e brendshëm të një lokali në ish-Bllok, gjatë shkëmbimit me armë zjarri ku u vra Fabian Gaxha dhe ku u plagosën Elion Hato dhe Ervis Martinaj, ky i fundit mik me viktimën. Por siç rezultoi nga hetimet e mëpasshme, Malko nuk kishte kryer asnjë veprim të dyshimtë ndaj drejtësia nuk i hapi probleme.

Në kartelat e policisë rezulton që Malko të jetë shpallur në kërkim policor përkohësisht vetëm për falsifikim të dokumentave, ndërkohë që së fundmi dyshohej edhe për ngjarjen e Durrësit./Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY