VIDEO/”E pakontestueshme”, PD nxjerr provën e re për Agim Kajmakun: Kur e...

VIDEO/”E pakontestueshme”, PD nxjerr provën e re për Agim Kajmakun: Kur e arrestuan, gënjeu…

100
0
Shares

Partia Demokratike ka vijuar te nxjerrë fakte ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, për të cilin thotë se është arrestuar në Greqi për falsifikim parash.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka publikuar sot të dhënat e sistemit TIMS për kryebashkiakun Kajmaku duke theksuar se kjo eshte prove e pakonstetueshme.

Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi. Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku”, tha Bardhi.

PJESE NGA FJALA 

“Partia Demokratike paraqiti dje 5 fakte.
1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për
një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.
2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.
3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg
në fuqi në Greqi.
4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është
në kërkim kombëtar nga drejtesia greke.
5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar
bashkie. Për fshehjen e krimit, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të
mandatit dhe burg deri në 4 vjet.

Megjithëse provat janë publike, Edi Rama vazhdon të heshtë për t’i dhënë kohë
strategjisë së tij prej burracaku, që nuk i mbron direkt kriminelët e vet në bashki,
por përdor mercenarët në media për të thënë se Agimi Kajmaku nuk është Jorgo
Toto, i arrestuar në Greqi.

Me pseudo alibinë se Jorgo Toto i arrestuar në 2003-shin është një person tjetër
dhe se emri është thjesht një rastësi me atë që ka përdorur dikur Agim Kajmaku,
Edi Rama synon të mashtrojë qytetarët, duke mbrojtur pushtetin e vet kriminal.

Akti i paligjshëm i Arta Markut me kërkesën për dhënien e gjurmëve të gishtave,
është një lojë e mirëmenduar kriminale, që synon të vonojë dhe të mbrojë
kriminelët e pushtetshëm të Edi Ramës.
Mbi këtë fakt skandaloz dhe të paligjshëm të kryer në bashkëpunim nga Edi Rama
dhe Arta Marku, Partia Demokratike ka informuar që dje, në mënyrë urgjente, të
gjithë trupin diplomatik në vend.

Partia Demokratike rithekson se Edi Rama dhe “katicat” e tij të korruptuara në
prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë
rast, por ato nuk do të arrijnë kurrë ta fshehin të vërtetën apo të zgjasin agoninë
në pushtet të Edi Ramës.

Edi Rama do të largohet me turp dhe do të hyjë në histori si Kryeministri që i la
trashëgimi këtij vendi vetëm kriminalizimin e çdo zyre të shtetit dhe promovimin në politikë e administratë të një armate me kriminelë, vrasës, përdhunues,
trafikantë droge e deri tek fallsifikatorë të parave.

LIVE – Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 27 août 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY