Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Zbardhet ngjarja, kush ishte personi që kërcënoi djalin e deputetit Braho

27/08/2019
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka njoftuar zbardhjen e ngjarjes së 18 gushtit ku Kreshnik Braho, djali i deputetit socialist Spartak Braho është kërcënuar me armë zjarri pranë banesës së tij.

Këtë denoncim kujtojmë që e bëri ish kryeministri Berisha. Sipas tij, policia është urdhëruar që ta fshehë ngjarjen. Burime për Shqiptarja.com, bëjnë me dije se Braho është kërcënuar nga shtetasi Lajden Kadilli, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Kjo media deklaron se Braho ka qenë poshtë shtëpisë së tij në praninë e dy fëmijëve të mitur, kur është sulmuar me armë nga Kadilli. Ky debat mësohet se ka lindur për parkimin poshtë banesës ku jeton Braho.

Debati mes Kadillit dhe Brahos ka nisur për një vend parkimi. Ky i fundit i ka kerkuar Kadillit që ta largojë makinën nga vendi ku e kishte parkuar.

Më pas situata është agravuar midis palëve duke sjellë nervozizmin e Kadillit që ka shkuar në banesën e tij ku është kthyer në vendin e debatit me një armë zjarri.

Braho i trembur nga arma, është larguar me shpejtësi duke bërë denoncim në policinë e Durrësit.

Por ajo që bëri përshtypje ishte mos berja publike e kësaj ngjarjeje nga Policia. Lajden Kadilli mësohet se është person me precedentë të shumë penalë.

Ai mësohet të jetë i dënuar me kusht për akuzën e “Plagosjes së lehtë me armë” dhe ishte caktuar nga gjykata e Kavajës, për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës në Durrës.

Ndërkohë prokuroria e Kavajës e ka akuzuar për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, duke kërkuar 6 vite burgim.

Lejdan Kadilli
Tags: atentatDjalispartak brahosulm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.