I nxehti përvëlues do të mbajë mbërthyer vendin deri në fund të gushtit.
Vapa do të jetë më e ndjeshme në kryeqytet, por edhe në qytetet Elbasan e Durrës, ku termometri pritet të shënojë 40 gradë Celsius.
Ndërsa në bregdet dhe në zonat malore do të jetë më freskët, me temperaturat maksimale deri në 35 gradë.
Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat e larta dhe të favorshme për plazh të vijojnë edhe javën e parë të shtatorit.
Ndërsa mundësitë për rreshje janë të pakta dhe vetëm në zonat malore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...