Detaje të reja, ja pse u qëllua me plumb në kokë 26-vjeçari...

Detaje të reja, ja pse u qëllua me plumb në kokë 26-vjeçari në Tiranë

146
0
Shares

Një 26-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u plagos me plumb në kokë nga një tjetër person teksa ishte duke rregulluar kondicionerin në një vilë 3-katëshe që po rikonstruktohej, në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Sipas policisë së Tiranës i plagosuri është Indrit Çelaj, lindur në Mallakastër dhe banues në Tiranë ndërsa autori është një person me iniciale L.V. i cili është shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës dha një informacion zyrtar, duke sqaruar se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 dhe i riu nga Mallakastra, ishte duke punuar në vilën në rikonstruksion, së bashku me një punëtor tjetër.

Ka qenë ky i fundit që i ka rrëfuar policisë se një person erdhi papritur dhe nisi të konfliktohej me 26-vjeçarin. Në një moment ai ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka qëlluar në kokë Çelajn duke e lënë të plagosur rëndë të riun.

Ka qenë kolegu që e ka çuar 26-vjeçarin në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje kome. Punëtorët ishin duke kryer punime në vilën e një personi me iniciale B.K. Mësohet se edhe pronari, i cili ishte me pushime, ka dhënë dëshminë e tij në polici. Policia nuk ka sqaruar ende motivet e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY