Arrestohet Biznesmeni ,mashtronte me të drejtën për banim në SHBA

Arrestohet Biznesmeni ,mashtronte me të drejtën për banim në SHBA

87
0
Shares

Nje biznesmen mashtrues akuzohet se kishte marrë mbi 110 milionë dollarë nga mbi 200 investitorë të huaj që donin të banonin në Shtetet e Bashkuara përmes programit të vizës EB-5 dhe i kishte përdorur fondet për projekte private investimi. Në bashkëpunim me të janë edhe dy persona të tjerë, njëri nga të cilët është arrestuar ditën e martë së bashku me biznesmenin që ishte koka e grupit të mashtrimit.

Radioja “Zeri i Amerikës” raporton se identiteti i biznesmenit nga Kalifornia Thomas Henderson, 70 vjeç. Ai akuzohet për ngritjen e një perandorie biznesi, duke shfrytëzuar një program të debatueshëm vizash për të huajt e pasur. Kishte mashtruar kryesisht investitorë kinezë, por dhe të tjerë që donin të siguronin të drejtën për banim në SHBA.

Me veprimtarinë e tij Henderson ka rrezikuar më shumë se 2 mijë vende pune në Kaliforninë e Veriut, sipas vendimit të një jurie të madhe që u bë publik të martën. 70 vjeçari Henderson dhe dy bashkëpunëtorë të tij, Kexing Hu dhe Cooper Lee, u akuzuan me konspiracion për keqpërdorim të fondeve të investimeve të huaja; se kishin gënjyer investitorët e huaj për përdorimin e këtyre fondeve; dhe se kishin bërë deklarata të rreme tek Agjencia për Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit që administron programin e vizave EB-5.

Cooper Hu, që menaxhonte zyrën e Shangait dhe gjente investitorë në Kinë, nuk është kapur ende por ndaj tij është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar. Vendimi vjen më pak se një vit pasi zoti Henderson ra dakord të paguante mbi 1.4 milionë dollarë gjoba për të mbyllur një padi ndaj tij nga Komisioni për Letrat me Vlerë dhe Bursën.

Programi i vizave EB-5 u krijua nga Kongresi në vitin 1990 për të nxitur rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara, duke inkurajuar inevstimet e huaja. Sipas programit, qytetarët e huaj mund të fitojnë të drejtën për qëndrim të përhershëm, nëse investojnë të paktën 500 mijë deri në 1 milionë dollarë në një biznes amerikan që krijon të paktën 10 vende pune.

Në vitin 2011, Henderson krijoi Qendrën Rajonale të San Franciskos për të mbledhur fonde nga investitorë të huaj, në bazë të programit të vizave EB-5. Fondet që kishte grumbulluar kompania e tij, duhej të ishin përdorur për shtatë biznese të reja që së bashku kishin premtuar të hapnin mbi 2 mijë vende pune në Kaliforninë veriore.

Por sipas akt-padisë, Henderson ia ndryshoi destinacionin miliona dollarëve nga investitorët duke blerë prona për biznes, një kompleks për përpunimin e bulmetit, një kompani salçiçesh dhe projekte të tjera.

Investitorët në gjashtë nga shtatë projektet kanë humbur pjesën më të madhe të parave të investimit dhe shumë prej tyre nuk kanë gjasa të përfitojnë nga programi i vizave EB-5, pasi “projektet ku ata kishin investuar nuk ishin financuar mjaftueshëm dhe nuk kishin krijuar vende të reja pune”.

Popullariteti i këtij programi ka krijuar një listë prej 34 mijë aplikantësh në pritje, ndërsa numri mesatar i vizave për çdo vit është 10 mijë. Shtetasve kinezë tani u duhet të presin mesatarisht 16 vjet për të marrë një vizë EB-5, raporton VOA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY