Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë fshihet pas shembjes së lokalit të Mihalit

21/08/2019
Çfarë fshihet pas shembjes së lokalit të Mihalit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një projekt hotelesh e resortesh me 5 yje duket se fshihet pas aksionit qeveritar për rrëzimin e lokalit “Panorma” në Porto-Palermo, i ndërtuar pa leje nga Mihal Kokëdhima, i cili u burgos pak ditë më parë, pasi u përfshi në një incident të rëndë me disa turistë spanjollë dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë.

Mëngjesin e së Mërkurës, një aksion i koordinuar ndërmjet Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit dhe zyrës së propagandës qeveritare uzurpoi hapësirat mediatike.

Nën goditjen mjeteve të rënda, IKMT e drejtuar nga Dallëndyshe Bici rrëzoi goditën 3-katëshe, për të cilën kishin konstatuar edhe më parë se ishte pa leje, por kishin zgjedhur të mos vepronin.

Përse kjo “goditje”?
Mihal Kokëdhima u vuri veten fundjavën e kaluar në pozitat e aktorëve të filmit “Fast and Furios”, kur qëndroi për mbi 3 kilometra mbi kofanon e automjetit, në të cilin po udhëtonin disa turistë spanjollë.

Shkak për skenat e shëmtuara ishte një debat i nisur ndërmjet Kokëdhimës dhe turistëve, në ambjentet e lokalit “Panorma”. Për këtë ngjarje, gjykata caktoi “arrest në burg” për pronarin e biznesit, ndërkohë që qeveria u kërkoi ndjesë zyrtare turistëve për incidentin.

Pas këtyre ngjarjeve të vrullshme, makineritë e rënda mbërritën në godinën e Hotelit dhe e rrëzuan atë, pasi ai rezulton pa leje, ndërkohë që Mihal Kokëdhima kishte aplikuar për leje legalizimi.

Çfarë fshihet pas?
Ky aksion, i shoqëruar me nota të theksuara populizmi, u përdor nga qeveria për të dhënë “një tjetër shembull domethënës në luftën kundër informalitetit dhe mbrojtjes së territorit”.

Por, a është vërtetë e tillë? Disa dokumenta të siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se incidenti i Kokëdhimës me turistët ka qenë një “justifikim” për të nisur zbatimin e projektit për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve turistike në zonën e Porto Palermos.

Kushdo që ka ndaluar të paktën njëherë në lokalin “Panorma”, ka shijuar jo vetëm bukuritë natyrore, por ka parë edhe tunelet e nëndetëseve, një pamje e ndaluar gjatë periudhës së komunizimit.

Zona e Porto-Palermos, ku gjendej deri mëngjesin e së mërkurës edhe hotel “Panorma” është një territor, ku ndërthuren më së miri turizmi bregdetar e malor me atë historik.

Kështu duket se e ka parë edhe Qeveria, e cila në 30 Gusht 2017 ka miratuar planin e përgjithshëm vendor të Bashkisë së Himarës, ku përfshihet edhe Porto-Palermo.

Në dokumentin e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Rregullit të Territorit dhe nga Damian Gjiknuri, në atë kohë Ministër i Infrastrukturës dhe nënkryetar i KRRT, zona e Porto-Palermos është parashikuar për ndërtimin e hoteleve, resorteve dhe villetave prej druri, në funksion të turizmit.

Sipas këtij dokumenti, tipi i zhvillimit të Porto Palermos është menduar si një resort me shtëpiza druri dhe grupe banesash, të planifikuar si një enklavë e vetme (pak a shumë fshat turistik, shën.red).

Si koncept turizmi, qeveria shqiptare ka parashikuar për këtë zonë ndërtimin e hoteleve me 5 yje, restorant të madh me pamje nga gjiri, shtëpiza druri me pishina private, vila dykatëshe, kazino dhe turizëm detar.

Ky plan për Porto Palermos ka parashikuar se ai do të vihet në zbatim në tre faza;
– faza e parë përfshin krijimin e Parkut Tematik-ndërtimit kryesor të shesh-pushimit;
– faza e dytë përfshin ndërtimin e disa njësive rezidenciale
– faza e tretë përfshin përmbylljen e ndërtimeve rezidenciale dhe turistike.

Qeveria ka parashikuar gjithashtu se investitori i mundshëm për zbatimin e këtij projekti duhet të koordinohet me Ministrinë e Bujqësisë dhe Bashkinë e Himarës për menaxhimin e parkut bregdetar, masat për mbrojtjen e resurseve natyrore dhe historike, vendpushimin, si edhe aksesimin e vizitave turistike në bazën e nëndetëseve./ Boldnews.al

Tags: hotelekokedhimaMihalplane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.