Lëvizja Vetëvendosje: Qeveria, përgjegjësi direkte për sigurinë e jetës dhe të kushteve...

Lëvizja Vetëvendosje: Qeveria, përgjegjësi direkte për sigurinë e jetës dhe të kushteve të punës

73
0
Shares

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar lidhur me ngjarjen që tronditi kryeqytetin ditën e djeshme, ku 2 punëtorë të kompanisë së ndërtimit “Xhimi” humbën jetën, ndërsa 2 të tjerë morën lëndime të rënda, pasi ranë nga skela e shembur e një pallati që po rikonstruktohej në rrugën “Faik Konica”.

Në një postim të publikuar në llogarinë zyrtare në “Facebook”, VV vëren se ndodhi të këtij lloji janë kthyer në normë, pasi nuk ka patur llogaridhënie nga institucionet përkatëse dhe ekzekutivi, “që ka si përgjegjësi direkte sigurinë e jetës dhe të kushteve të punës”.

Sipas VV-së, kjo situatë nuk ka për të ndryshuar derisa personat përgjegjës, kompanitë që shkelin të drejtat bazë të punëtorëve dhe përfaqësuesit e institucioneve që nuk marrin masat adekuate të sigurisë në punë, të përballen me drejtësinë. “Ndryshimi nënkupton një tjetër model qeverisës që i mbron punëtorët përmes shtetit të së drejtës dhe shtetit social, që jetën dhe të drejtat e punëtorëve e vendos përmbi çdo interes financiar.”- përmbyll postimin në “Facebook” Lëvizja Vetëvenedosje me qendër në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Ditën e djeshme, afër qendrës së Tiranës, dy punëtorë humbën jetën duke rënë nga skelat e një kantieri ndërtimi. Ata ishin dy burra në moshën 31 dhe 36 vjeçare.

Dy punëtorë të tjerë u plagosën rëndë në të njëjtën ngjarje dhe u shoqëruan në urgjencë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE ! në Shqipëri shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e dy punëtorëve të vdekur, dhe ndjenjat më të ngrohta për dy të tjerët që ende janë të shtruar në spital, duke uruar për shërimin sa më të shpejtë të tyre.

Jemi të prekur thellë që kjo situatë nuk i takon një rasti të jashtëzakonshëm, por ështe kthyer në një gjendje normale. Numri i punëtorëve që kanë humbur jeten në vendin e punës është tronditës, por tronditja nuk ka cekur asnjëherë edhe institucionet përkatëse, as pjesën e ekzekutivit qe e ka si përgjegjësi direkte sigurinë e jetës dhe të kushteve të punës.

Punëtorët në ndërtim apo miniera po humbin jetën, por interesat e atyre që e mirëmbajnë këtë gjendje nuk preken.

Situata nuk ka për të ndryshuar pa u vendosur para drejtësisë personat përgjegjës, ato kompani që shkelin të drejtat bazë të punëtorëve si dhe ata përfaqësues institucionesh që nuk marrin masa për të mbrojtur punëtorët. Për një pakicë, postet dhe privilegjet janë të patjetërsueshme, ndërkohë që po rritet numri i njerëzve të shfrytëzuar brutalisht të cilët kanë të trashëgueshme vetëm të drejtën e tyre të shkëmbejnë varfërinë me vdekjen.

Ndryshimi nënkupton një tjetër model qeverisës që i mbron punëtorët përmes shtetit të së drejtës dhe shtetit social, që jetën dhe të drejtat e punëtorëve e vendos përmbi çdo interes financiar.
17 gusht 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY