Tiranë/ Shembja e skelës së pallatit , thellohet bilanci i viktimave

Tiranë/ Shembja e skelës së pallatit , thellohet bilanci i viktimave

64
0
Shares

Është thelluar bilanci i viktimave në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku 4 punëtorë kanë rënë nga skela e një pallati që po rikonstruktohej në rrugën “Faik Konica”.

Në një njoftim paraprak, Policia bën me dije se ka ndërruar jetë edhe një tjetër punëtor, i zënë nën rrënoja. “Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” pranë një objekti në rekonstruksion ju bëjme me dije se shtetasit që kanë ndërruar jete janë: O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç”, njofton Policia.

Nga informacionet paraprake, mësohet se dy prej punëtorëve të lënduar që janë transportuar drejt spitalit, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç, ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Uniformat blu njoftuan se pas ngjarjes, kanë shoqëruar administratorin që drejtonte punimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY