“Tirana ka vend për të gjithë”, aktivistët i përgjigjen Veliajt: Nisma për...

“Tirana ka vend për të gjithë”, aktivistët i përgjigjen Veliajt: Nisma për memorial ndaj Ardit Gjoklajt

124
0
Shares

Ngritja e memorialit turk në Tiranë në përkujtim të 251 viktimave të grushtit të shtetit në 15 korrik të 2016 në Turqi, në mbështetje të Erdoganit, shkaktoi debate të forta në mediat sociale, ku shumica e njerëzve dolën kundër këtij memoriali.

Aktivisti Genc Sejko, duke ju referuar thënies së kryebashkiakut Veliaj se ‘Tirana ka vend për të gjithë’ ka propozuar në bashkëpunim me Avokati Altin Goxhaj dhe studios së tij ligjore që të bëj kërkesë për vendosjen në sheshin Skënderbej të një memoriali kushtuar Ardit Gjoklajt.

Siç ju informuam para disa ditëve Avokati Altin Goxhaj bashkë me studion e tij ligjore ka filluar procedurat për marrjen e lejes për ngritjen e një memoriali kushtuar Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit që u vra duke punuar i pasiguruar në një nga qendrat e riciklimit të promovuara nga Kryetari Bashkise Tiranë, z Erion Veliaj.

Në ditët në vijim do t’ju informojmë për çdo hap që do të ndërmarrim si edhe për çdo info që na vjen në mënyrë zyrtare’, shkruan Genc Sejko në Facebook.

Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Tiranë për ngritjen e një memoriali përkujtimor dhe vendosjes së emrit të një rruge a sheshi

Drejtuar: Bashkisë Tiranë

Dërgon: Av. Altin Goxhaj

Adresa Postare: STUDIO LIGJORE ‘AGA & GOXHAJ LAË FIRM’ Rruga ‘Ndre Mjeda’, Kompleksi Magnet-KONTAKT, Pall.LYRA, Ap.2084, Tiranë

Lënda: Kërkesë për Informacion Zyrtar mbi proçedurat dhe kërkesat që duhet të plotësojnë qytetarët për:

a) ngritjen dhe vendosjen e një memoriali përkujtimor në territorin e administruara nga Bashkia Tiranë

b) vendosjes së një emri përkujtimor një nga rrugët apo sheshet e administruara nga Bashkia Tiranë.

Baza Ligjore: Legjislacioni për të Drejtën e Informimit Publik.

Dt: 16 Gusht 2019, Tiranë

Kjo kërkesë paraqitet me qëllim për të marrë informacion për procedurat që duhet të plotësojnë qytetarët për:

– ngritjen dhe vendosjen e një memoriali përkujtimor në territorin e administruara nga Bashkia Tiranë

– vendosjes së një emri përkujtimor në një nga rrugët apo sheshet e administruara nga Bashkia Tiranë.

Duke iu referuar edhe procedurave që janë ndjekur për:

a) ngritjen e memorialit përkujtimor për viktimat turke të Gusht Shtetit të 15 Korrikut 2016 në Turqi dhe vendosjes së emrit të një rruge me emrin ‘Rruga Dëshmorët e 15 Korrikut’,

b) vendosjes së emrit ‘Gjergj Filipi’ (ish anëtar i G99) të rrugës perëndimore të Pallatit të Kongreseve (në vitin 2016),

kërkojmë që bashkë me bazën ligjore të na vihet në dispozicion një informacion i plotë bashkë me formularët e mundshëm përkatës për të gjitha procedurat që duhet të ndjekim nga fillimi deri në fund për ngritjen dhe vendosjen e një memoriali përkujtimor (në territorin e administruara nga Bashkia Tiranë) dhe vendosjes së një emri përkujtimor (në një nga rrugët apo sheshet e administruara nga Bashkia Tiranë) si në rastin e procedurave të zakonshme (që lidhen me vendimmarrjen paraprake të Këshillit Bashkiak Tiranë) ashtu edhe ato të përshpejtuara, urgjente apo të veçanta (nuk jemi në dijeni të mënyrës se si quhen) që janë ndjekur në rastin e ngritjes së memorialit përkujtimor për viktimat turke të Gusht Shtetit të 15 Korrikut 2016 në Turqi në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë dhe vendosjes së emrit të një rruge me emrin ‘Rruga Dëshmorët e 15 Korrikut’ në të njëjtën zonë dhe ku deri tani rezulton se nuk ka qenë e nevojshme vendimmarrja paraprake e Këshillit Bashkiak Tiranë, i cili nga të dhëna publike del se nuk ka qenë i përfshirë.

Duke qenë se qytetarët duan të aplikojnë për ngritjen e një memoriali në një shesh dhe vendosjes së emrit përkatës të një rruge apo sheshi, kërkojmë që ky informacion i plotë dhe shterues të na vihet në dispozicion brenda datës 31 Gusht 2019 siç e parashikon edhe Legjislacioni për të Drejtën për Informim Publik.

Në rast të mos ofrimit brenda afateve ligjore, do të paraqesim ankesë konform legjislacionit përkatës pranë Komisionierit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku një ndër masat e parashikuara në rast te shkeljes së afatit të përgjigjes suaj është vendosja e gjobës për Kryetarin e Bashkisë Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY