Sekuestrohet shumë e madhe parash në Fier, policia jep detajet

Sekuestrohet shumë e madhe parash në Fier, policia jep detajet

102
0
Shares

Policia e Fierit ka sekuestruar një shumë të madhe parash. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se shuma e madhe eshte fituar nga aktivitet kriminal.

Vijon puna për evidentimin e aseteve dhe llogarive bankare të personave të dyshuar për veprimtari kriminale.Sekuestrohen 120.000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kanë vendosur sekuestro preventive mbi llogarinë bankare më vlerën 120.000 euro., të shtetasit T.B.

Shtetasi T.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY